Lame-Shkreli, meditimet e mesnatës për dhuratën e familjes Turtulli për shtetin

 

Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i Aluiznit, dhe Artan Shkreli këshilltar i kryeministrit për kulturën, edhe pse kanë zyra dhe telefona, u pëlqen ky komunikimi publik. 

E kështu ka qenë komunikimi i mesnatës së djeshme ku Artan Lame boton dy foto të ish senatoriumit të Korçës, një godinë e bukur mes pishave e që sot është e braktisur dhe mire që i kanë mbetur tullat. 

“Sanatoriumi i Korçës, dhuratë e dr Thoma Turtullit për qytetin e tij. S’di të them sesa gjëra të bukura mund të bëheshin me këtë godinë, sërish spital, hotel, muze, qendër kulturore, shkollë, bohhh…Mjaft të kishte pakëz vullnet. Që nuk e kanë. E braktisur, e plaçkitur, e shkulur, e shqepur në të katër anët. Të paaftë ta rikthejnë në jetë, i bien shkurt: Ohu, i ka kaluar koha. ..Mbase kanë të drejtë. Erdhi koha të fikim dritat, të ulim perden e t’i lëmë kohës gjykimin e vetëm..Po prapë ajo aty do jetë, duke pritur mes pishave të kujtimit” shkruan Lame.

Një ore pas mesit të natës, Artan Shkreli, i ndjeshëm ndaj këtij postimi shkruan:

“Lame, jemi në preventiva…Ndërtesa është vënë në plan të restaurohet…ky objekt i mrekullueshëm do të kthehet në identitet shumë shpejt”, thotë ai.

Në fakt, debate më i madh që duhet të bëhet sot mund edhe të jetë: Dikur ka pasur burra, që për shtetin linin, pasuri e katandi, si kjo pronë që Doktor Turtulli ia dhuroi shtetit. Po sot? Sot jo vetëm që nuk dhuron kush nga xhepi e prona e tij, por të presim deri në fund, sesi do të shkojë puna me restaurimin e këtij objekti!!!

 
 
 
 

SHKARKO APP