Lefter Maliqi: Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut!

Nga Lefter Maliqi

Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut!

Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ramziu u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte kërcënuar se do ti kalonte në seancën e sotme plenare, edhe pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar dhe asaj parlamentare.
Por, dje, ‘transportuesi’ Damian Gjiknuri, paralajmëroi se konsensusi është i pamundur kur vjen puna te koalicionet parazgjedhore.
Pse qenka i pamundur o Gjiknur, mos jeni gjë zotër të gjithçkaje e meqë keni votat, bëni çfarë të doni?!
Megjithëse të kuptoj, sepse çdo gjë e ndershme dhe e drejtë, për ju ështtë e pamundur.
Ju ka hyrë frika në palcë nga fitorja spektakolare e koalicionit të madh PD-LSI.
Mirë nga koalicioni paskan frikë, po listat e hapura pse nuk i do Ramziu, pse luan në mënyrë mafioze edhe aty?
I ka dëgjuar Ramziu mesazhet e përditshme të ambasadorëve në Tiranë, zyrtarëve në Bruksel etj, kur japin ultimatumin që mos të preket marrëveshja e 5 Qershorit?
Dje, e përsëriti edhe ambasadori britanik në Tiranë, në të njëjtën linjë me kolegët Kim, Soreca etj.
Ramzi, nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ‘transportuesit’ që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar.
Lexoje mirë letrën që të mbërriti sot nga Opozita e Bashkuar, është në të njëjtën linjë me Brukselin, që nëse shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, rrezikohen negociatat o Ramzi.
Megjithëse ty kjo fjalë të ka ardhur në majë të hundës, se i ke hapur në Shqipëri, sa herë ti kanë mbyllur në Bruksel.
Prano ekspertizën e OSBE/ODIHR Ramzi, sepse sido që të shkojë, je i marrë fund.
O i Pashpresë, që ke filluar edhe presionin e kapjes së votave, me metoda mafioze, duke nisur edhe me zhvendosjen e listave të zgjedhësve nga zonat e tyre; po e shtrydh ushtarin tënd Lleshaj, deri në pikën e fundit.
Çfarëdo manovre të bësh ti o Ramzi dhe ushtarët e tu, për interesa të pushtetit tënd personal, që ka 7 vite e gjysmë i lidhur me krimin e korrupsionin, humbjen e ke të garantuar.
Dije mirë se Rilindja jote do shkrihet si akullore, sigurisht që kaushi do të të mbetet ty.
P.S Dhe mjaft postove tabela me shifra e statistika të vizatuara nga ushtarët e tu, për të treguar se sa mirë qeveris, se nuk ka më shqiptar që e beson këtë, i je neveritur deri në palcë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?