Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Lëreni ish-Piktorin, të mbarojë pikturën e tij të Ferrit…”

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 02:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I do zgjedhjet lokale më 30 qershor. Vetëm dhe rrethuar bollshëm, me zarat, zarushat, larushat dhe larot e tij pas, ca peshq të vegjël dhe mishngrënës, të paguaj dhe ndihmësit e tij, në shqyerjen e tokave, nëntokës, pyjeve, detit e buzëdetit, që thirret akoma Shqipëri.
Nuk janë pra Zgjedhje, por një Fushatë pushtimi, qytetesh, trojesh, pyjesh dhe tokash të shtrenjta bregdetare…

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 15 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 16 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 16 orësh

Por në të vërtetë, edhe Rama nuk ka faj, ju kundërshtarët e tij të sotëm politikë, e sollët deri këtu, si partner të besueshëm dhe si punëmbaruar… Që ju shkruante dikur fjalimet dhe ju “frymëzonte”, tani mbajeni deri në fund dhe mos e thërrisni as kopuk dhe as të çmendur. Ay, kryetari i dikurshëm i Opozitës, me të cilin ndryshuat dhe vutë dorë në mënyrë të gabuar në Kushtetutën shqiptare të vitit 1998, duke e shkatërruar atë, në vitin 2008, njohur si viti i Gërdecit…
Ju nuk e kuptoni, që Ay, kryeministri i sotëm, ish Piktori, por përsëri Piktor, thjesht do të mbarojë tablonë e tij murale, ku ju të tjerët, ish partnerët dhe ish bashkautorët e Marrëveshjeve që keni bërë me të, sot armiqtë e tij, të dukeni nesër, në pikturën e tij murale, ca oborrtarë…
Por, që mbani në supet tuaja të pikturuara, fronin e tij dhe të hidhni majtas dhe djathtas, petale trëndafili dhe të këndoni ca këngë korale të adhurimit kolektiv…
Ay pra, do të ketë dhe të kruajë çdo cep të tepsisë, të gjitha pushtetet….
Sepse Prokurorinë e ka, Gjykata nuk ka, por do të ketë, mundësisht të ndërtuara me plastelinë prej tij dhe deputetëve të rinj, të cilët, ju Shefa Opozitarë, i sollët në Kuvend në listat tuaja zgjedhore… Mos harroni, ju i ndërkallët ndër lista këto djem e vajza që sot votojnë për ngrënien e kokës tuaj dhe kanë zgjedhur një Kryeshef të ri.
Kryeministrin “bujar”, që ka thes të madh favoresh dhe shpërblesash të majme.
Do të emërojë krejt “zarat” e tij të bindur, në krejt postet kyçe, që do të jenë butonat e pushtetit të tij. Durojeni, vetë e sollët deri këtu, sepse e kujtuat “frikacak” dhe të paaftë, ndërkohë që Ay, ju kishte studiuar të gjithëve, një e nga një.
Ja u mësoi veset tuaja, trillet tuaja, oreksin tuaj dhe krejt zakonet tuaja dhe mënyrën tuaj të të menduarit dhe të vepruarit me pushtetin dhe njerëzit…
Ja u njeh të gjithë këshilltarët apo ish këshilltarët tuaj dhe i paguan për t’ju ç’këshilluar, kush prej tyre ka ndonjë vlerë. Por më të shumtën i le patrazuar, sepse keni zgjedhur për tu këshilluar nga “shahistë” që mendojnë vetëm tre lëvizjet e para dhe ju mburren e shesin mend pafund, me dokrrat e tyre, që i shesin shtrenjtë…
Por ish Piktori, Ay pra, Piktori që mbetet kryeministër, nga dita në ditë po e lehtëson punën e kundërshtarëve të tij, duke e çuar trenin e tij në Përplasje, nga e cila përplasje nuk ka dhe nuk mund të ketë fitimtarë të vërtetë…
Piktura murale e Ferrit të Biblës dhe të Dantes, po plotësohet ditë pas dite në Shqipëri dhe ish Piktori, apo Piktori kryeministër, po hedh penelat e fundit, ku pasionin për “gjuhët” e zjarrit po e përsos mjeshtërisht…
Po zjarri dihet, mund të djegë edhe zjarrvënësin e madh … Ndoshta!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.