Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lëreni konfliktin në Palestinë, shikoni vatanin vëllezër

Forum E premte, 14 Maj 2021 16:00
Lëreni konfliktin në Palestinë, shikoni vatanin vëllezër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja-
Nëse ne shqiptarët vazhdojmë të merremi me konfliktin në gadishullin palestinez, kemi harruar çështjen tonë. Kemi harruar që aktualisht jemi të ndarë në 5 shtete. Që kemi dy shtete nga ku i pari është i sakatosur akoma nga mentaliteti internacional i diktaturës së proletariatit 1944-1990. Ky mendim internacional vërehet edhe në mënyrën e të të besuarit. Madje u demonstrua në luftën civile, në Sirinë e Bashar Al Asad-it. Akoma kemi pengje në kampet e Sirisë. Nocionet e tjera janë harta politike me shqiptarë e territore, të shkëputur nga vendi amë. Ajo që sot shumë kancelari lindore, përfshi edhe palestinezët e Jaser Arafatit apo Abasit, e kanë transformuar në Shqipëria e madhe, gogoli që do mbysi fqinjët. Në fakt është Shqipëria natyrale. Por ka bërë punën e vet koha, shqiptarët besimtarë e shohin me një sy internacional si vëllaun e largët. Besojnë verbërisht në misione të shenjta, deri sa kërkojnë publikisht pjesëmarrje kombëtare. Kësisoj kemi harruar të kuptojmë edhe lirinë e të të ekzistuarit, se çfarë është demokracia, shteti, arsimimi, tradita jonë dhe besimet tona fetare, veç ama si shqiptarë, të indinjohemi me dhunën nuk ka asgjë të mbrapshtë. Por që të fajësojmë njëri-tjetrin si pro Izraelit a pro Palestinës, këtu ja fusim anapulla. Të merremi se kush është pushtuesi dhe kush jo pushtuesi rishtas ja fusim anapulla. Palestinezët janë popuj arabë të nominuar si palestinezë nga gadishulli palestinez. Izraelitët janë po aq vendalinjë sa ata. Janë pasardhësit e Davidit, populli i dëbuar. Dhe populli më i përdhunuar. U takon arabëve dhe hebrejve ta zgjidhin, të japin e të marrin mes vedi. Jo neve. Ne bëjmë mirë të shohim hallet tona. Se i kemi me shumicë. Përshëmbull dy shtetet dhe 3 nocionet gjeografike a komunikojnë me njëri-tjetrin? A kanë lidhje me transe kryqetetet tona? A kemi programe mësimore, të paktën me gjuhën shqipe të njëhsuar në shkollat tona? A ia njohim diplomat njëri-tjetrit? A i gjëndemi njëri-tjetrit? A japim e marrim në tregti me shoqi-shoqin, apo e sjellim domaten nga Bullgaria. Dhe ua lëmë vëllezërve rrëkajë kanaleve etj. A besojmë shqip përpara zotave tona, qofshim orthodoksë, katolikë, a myslimanë? Se shpesh gërrëvërremi me mendësi jo shqiptare, por sipas përkatësisë së Patriarkanës, mendësisë së Orientit iranian a shkollave nga shkojmë e studiojmë. Një kavalier bir Shkodre me emrin Pashko Vasa, tha me zë plot, feja e shqiptarit asht shqiptaria. Pasha e mysliman i thekur burri, por shqiptar. Bektashi i thekur Naim Frashëri, por shqiptar. Katolik i thekur Gjergj Fishta, por shqiptar. Kuteli, e kështu plot syresh. Se hapim ca avaze ku kurrë nuk e kuptuam që besimi nuk është për me ia treguar atij tjetrit, vëllait, motrës, fqinjit, por shpirtit tënd. Se del një hajvan e u thotë shqiptarëve që shikoni, ky iks apo ai iks në vend të xhamisë shkon tek bektashinjtë e hashures. Dhe kori duartroket…, e përse? Pikërisht nga ai koncepti internacional dhe jo nga shpirti i vet në besim. Shqiptari i ka shkuar shqiptarit e ka ndërruar një të ëmbël duarsh, e kemi zakon me e vizitu tjetrin, me i ndërruar dy llafe, i themi hyrje-dalje. Pastaj bektashinjtë janë mysliman o hajvan. Por edhe po të mos ishin, kur një festë fetare i fik dritat deri politikës, çfarë të keqe ka ta qerasësh tjetrin qoftë edhe me hashure. Shikoni vatanin vëllezër e motra, Zoti ua shpërbleftë në besimin tuaj. Malet tona kanë nevojë për tempujt tanë. Ndofta nuk ju kujtohet, më 2014 në Malëbardhë, Milot, një fshat me shumicë myslimane, i ndërtuan bash në themelet e moçme, kishën atyre pak besimtarëve katolikë. E këta janë shqiptarët, këta. Dhe thojeni me zë plotë, e mburruni. Kryeqytetet tona kanë nevojë për tramvajet shqiptare. Dinë edhe shqiptarët të shtrojnë linja të hekurta, linja korenti etj. Të hapin tunele, e të gëzojnë njëri-tjetrin. Këtu t’i harxhojmë energjitë tona, jo tek Palestina me Izraelin.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.