Do arrestohen katër ish-ministra, dy kryebashkiakë dhe dy deputetë

Burime shumë të besuara tregojnë se tashmë dosjet VIP janë në duart e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili tashmë nuk heton më direkt, por i ka deleguar te prokurorët e krimeve të rënda. Çdo prokuror heton dhe të arreston.

Po hetohen dy deputetë, por pa zhurmë janë edhe dy deputetë të tjerë që po hetohen për korrupsion dhe veprimtari kriminale. Po kështu mësohet se janë dy ish-ministra të PD, një ish-ministër i PS dhe një ministër aktual në kabinetin Rama, një ish-ministër i qeverisë PS-LSI, dy kryebashkiakë si dhe dy ish-drejtorë të përgjithshëm, të cilët duket se janë pranë arrestimit. Për ministrin aktual të PS-së burimet tregojnë ka debate shumë të forta, sepse kryeministri ka informacion se mund t’ia arrestojnë ministrin e tij në sallën e parlamentit dhe reagimi i palës kryeministrore mbetet shumë i egër.

Deri në krijimin e SPAK-ut ministrat dhe deputetët hetohet dhe arrestohen nga prokuroria e krimeve të rënda, ndërsa për rastet shpërdorim detyre dhe krime të tjera nga prokuroria e rrethit. Por tashmë ka një gjë, sepse me ndryshimin në Kodin e procedurës penale nuk heton më prokuroria e përgjithshme, por edhe një prokuror i thjeshtë mund të firmosë arrestimin. Kjo deri në krijimin e SPAK.

Më pas, SPAK-u ka hanxharin për këto zyrtarë të lartë. Ka edhe një gjë pse po nxitohet, pasi në maj 2018 në Bullgari mblidhet Samiti i kryetarëve të shteteve të BE, ku ndër të tjera do diskutohet edhe emri i Shqipërisë si kandidat i mundshëm për hapjen e negociatave për anëtarsim në BE. Kushti i vetëm duket se vjen nga BE zbatimi i sistemit të drejtësisë dhe arrestimeve VIP në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

Në këtë kuadër foli sot edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe EuroAzinë Wess Mitcell, ku kërkoi luftë ndaj korrupsionit në qeveritë e Ballkanit Perendimor.

(marrë nga www.albanianews1.al)

SHKARKO APP