Lotët e Rigertës, tallja e Ramës dhe mjerimi i ulur këmbëkryq kudo në fshat e qytet
Lotet e Rigertes, tallja e Rames dhe mjerimi i ulur kembekryq kudo ne fshat e qytet
Nga Belind Këlliçi
Dje ne parlament foli nje vajze Mirditore. Me shume se fjalet (jam i bindur se jane te pakte ata qe mbajne mend sot se cfare tha) jane lotet e saj qe preken gjithkend. Jane lot dhembje dhe trishtimi per realitetin qe ndjen se pari ajo, e pas saj dhe te tjeret.
Gerta nuk ishte nje e panjohur per nje pjese te mire te qytetareve. Gerta u be e njohur ne kronikat dhe reportazhet televizive si vajza Mirditore qe ka studiuar per shkenca politike ne universitetin prestigjoz te “La Sapienza-s” ne Rome, e specializuar per marredhenie nderkombetare, e cila më pas u kthye, por dyert e bashkise se qytetit te saj Mirdites, i gjeti te mbyllura per nje pune dhe hapi nje ferme me dhi.
Ndoshta lotet e Gertes ne parlament, lidhen me se shumti me faktin qe nje vajze si ajo, e mire arsimuar dhe edukuar, nuk gjen dot hapesire te ulet ne ato karrike te pushtuara nga gjithfare kriminelesh, mashtruesish, hajdutesh e analfabetesh.
Gerta u ankua per rrugen e fshatit dhe ka te drejte sepse ne kater vite nuk u shtrua asnje meter rruge, as ne qytet dhe as fshat. Mjafton te shikosh aksin Tirane-Elbasan, qe veshtire se do te mbyllet dhe ne kete mandat.
Nuk i paragjykoj aspak lotet e saj, ne vecanti per mungesen absurde te ujit e rruges, sepse ndarja e re territoriale hoqi gjithe vemendjen nga fshati dhe e zhyti ate ne mjerim.
Infrastruktura e arave te mbjella me kanabis dhe siguria e krimit ishin dhe mbeten prioritet per Edi Ramen.
Teksa Gerta fliste mu kujtua Dibra. Mjerimi qe pame ne fshatrat e Dibres me sjell trishtim sa here e kujtoj. Kater vjet te harruar, te braktisur. Ndarja e re teritoriale dhe mungesa e investimeve ua kishte veshtiresuar jeten. Nuk kishin me as sherbimet me elementare dhe per ta fatkeqesisht rruga ishte kthyer ne luks. “Jemi rikthyer ne mesjete” me pati thene nje grua e re Dibrane, e cila vuante perdite gjendjen e krijuar. Por fatkeqesisht ajo dhe shume te tjere e harruan kete mjerim diten e votimit dhe preferuan 2.000 leke sot, per te shtyre diten ne kembim te votes, dhe harruan se pas asaj dite mjerimi aty do ishte si me pare e do te thellohej edhe me tej.
Kjo ndodhi dhe me 25 qershor e do te ndodhe gjithmone derisa qytetaret ta kuptojne rendesine e votes. Ato pak para apo nje thes miell per voten jane zgjidhja e nje dite, por mjerimi aty do te jete neser, pasneser dhe cdo dite. Sepse kur te blejne voten nuk kane me asnje detyrim dhe vijojne rrugen te bindur se do t’ju blejne perseri me parate e grumbulluara nga krimi e korrupsioni.
Lotet e Gertes jane simbol i loteve te shume e shume grave dhe burrave gjate qeverisjes se Edi Rames.
Lotet e Gertes jane te njejte me lotet e grave dhe femijeve te lagjes “Fushe Mbret” te Elbasanit, kur policia ne mes te nates, si bandite, ushtroi terror mbi to, e natyrisht jo per krimin qe sot ka marre nen kontroll te plote qytetin, por per 3.000 leke energji te papaguar.
Lotet e Gertes jan po lotet e atij kryefamiljarit ne Lushnje, qe dy dite pasi INUK i kishte prishur shtepine me leje, i tha se mund ta rindertonte, pa mbajtur asnje pergjegjesi se kishte nxjerre ne mes te kater rrugeve femije, gra e burra, njerez me dinjitet!
Lotet e Gertes jane dhe lotet e femijeve te Arif Dodes, i cili i mori jeten vetes se nuk paguante dot energjine elektrike.
Po, lotet e Gertes jane lotet e qindra kryefamiljareve te papune qe nuk sigurojne dot buken per femijet e tyre, librat e shkolles, ujin dhe dritat apo me keq, dergjen ne kampet e refugjateve bashke me Sirianet neper Europe.
Gerta, dhe une si ti kam studiuar jashte, ne SHBA, dhe ashtu si ti edhe une mendoj se qeverisja per qytetaret eshte krejt e ndryshme nga kjo qe na udheheq sot.
Prandaj te kerkoj te mos i fshish lotet e aq me pak te lejosh pushtetin te keqperdore lotet e tu, por te gjesh forcen t’i bashkohesh mijra familjeve ne kete vend per te ndryshuar qeverisjen, ndalur blerjen e votes dhe kthimin e pushtetit ne duart e qytetareve.