Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:32 Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s Për herë të parë, vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje me rëndësi mbi prioritetet dhe zhvillimin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve, gjatë tri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Rrugaçi i shtetit

Forum E martë, 13 Korrik 2021 20:30
Luan Rama: Rrugaçi i shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që prej kur lindi shteti si një fuqi e organizuar mbi një tërësi normash dhe rregullash si mekanizma dhe institucione rregullatore dhe shtërnguese për të drejtuar vetë shoqërinë, u përcaktuan dhe u funksionalizuan edhe “armët” apo “shenjat” e shtetit, që me evolucionin në kohë na kanë mbërritur deri në ditët tona si xhandari ose si polici, sipas kohës dhe vendit, por edhe si gjykatësi, prokurori, gardiani, ushtari, si inspektori i doganës, i tatimeve, i shëndetësisë e kështu me rradhë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ndaj, menjëherë sapo sheh policin, por edhe kur ndesh gjykatësin, kur takon ushtarin apo kur të vjen inspektori i çdo shërbimi, në vetëdijen e çdonjërit prej nesh perceptohet shteti, siguria, besimi. Nga mënyra apo standardi se si ata i qasen qytetarit, kushtëzohet edhe respekti ndaj shtetit e ndaj ligjit. Pra, marrëdhënia me ta është marrëdhënie e shtetit me qytetarin, por dhe anasjelltas, e qytetarit me shtetin e tyre. Është një marrëdhënie që ndërtohet mbi ligjin e që bashkë me respektimin e ligjit, imponon edhe respektimin e etikës, të kodit të komunikimit dhe sjelljes korrekte.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Jo gjithmonë e gjithkund kjo marrëdhënie ka qenë dhe është një marrëdhënie qytetare, çka më së shumti kushtëzohet me nivelin kulturor dhe cilësinë e qytetarisë së vetë shoqërisë. Edhe në vende me standarde shumë të larta qytetarie dhe të edukatës së zbatimit të ligjit si në Norvegji, Finlandë, Suedi, Danimarkë etj, ka raste eksesesh dhe incidentesh në marrëdhënien e punonjësit të shtetit me qytetarin, por në dallim me to ku ndëshkimi është shembullor, në vende si vendi ynë, ne ndeshim rëndom rrugaçin e mbrojtur prej pandëshkueshmërisë në vend të punonjësit të shtetit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rastet më të fundit kur punonjës me uniformën e policit të bashkisë shfaqen si rrugaçë në marrëdhënien me qytetarët, janë vetëm disa në morinë e shumë rasteve të tillë që për fat të keq përbëjnë një dukuri të shëmtuar dhe një fenomen social që dëshmon se ende nuk ia kemi dalë të mbërrijmë në caqet që të quhemi shoqëri e kulturuar. Rrugaçi i shtetit tek ne është kthyer në institucion ku miksohen në një arroganti dhe injoranti, hajduti dhe i korruptuari, të cilin për fat të keq e gjen gjithkund; e gjen tek polici në rrugë që shkon e i flak shkopin një të moshuari në moshën e babait të tij, por e gjen adhe tek ai tjetri që tërheq zvarrë një nënë e cila del të shesë në anë të rrugës një tufë sallatë apo disa fruta të kopështit të vet. E gjen tek shefi apo punëdhënësi i tij, por e gjen edhe tek kryetari, e gjen tek drejtori, e gjen tek deputeti e tek ata që qeverisin e drejtojnë vendin, duke e bërë vetë shtetin rrugaçin më të madh.

Nuk bëj pjesë ndër ata që rastin e marrin për dukuri dhe që mezi presin të ngrenë dorën e të tregojnë me gisht për të thënë ja, këta janë policët, keta janë doganierët apo inspektorët, keta janë mjekët apo deputetët tanë.
Pandëshkueshmëria si një dukuri mbizotëruese, sistemi korruptiv i rekrutimit dhe i qeverisjes, mungesa e skrupujve moralë më të domosdoshëm e bëjnë rrugaçin e shtetit për fat të keq fytyrën e shoqërisë tonë.

Nuk e di se si janë ndjerë fëmijët e qytetarit të moshur që në një nga rastet e publikuara sëfundmi, një rrugaç i shtetit me uniformën e policit të bashkisë, pasi ia thyen shkopin, “shokun” që ia imponon mosha, ia flak atë, por di e dua të them që atë rrugaçin e shtetit duhet ta zemë nga fyti të gjithë si shoqëri e t’i tregojmë vendin atij dhe shefit të tij që nuk e përzuri nga uniforma e policit të shtetit atë rrugaç të padenjë për atë uniformë.

Ne vazhdojmë të jemi një shoqëri amorfe dhe pa nervin e reagimit qytetar. Ne vazhdojmë të dëshmojmë se ende jemi një shoqëri me deformime e mangësi të mëdha kulturore. Ne vazhdojmë të jemi ende shumë larg së qëni një shoqëri qytetare. Indiferenca na bën të mos e kuptojmë se në të njejtën gjendje si ai babai apo gjyshi i dhunuar prej rrugaçit të shtetit mund të ndodhet secili prej nesh nesër. Ndaj nëse nuk shkundemi nga apatia e nëse nuk e shohim dhunën apo abuzimin e rrugaçit të shtetit tek tjetri si tek vetja, nuk do të mund ta ndjejmë shtetin si tonin, por do ta shohim atë të njehësuar me rrugaçin.

Etiketat e lidhura

Luan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 1 minute

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 10 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 19 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 22 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.