Lubonja i përgjigjet Ramës: Unë jam gazetar i pavarur, ti ke degraduar

Fatos Lubonja i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi si shpifës dhe e ironizonte se nuk do të bënte burg për shkak se është dënuar njëherë gjatë regjimit diktatorial.

Analisti i ftuar në News 24 tha se është gazetar i pavarur dhe se shefi i qeverisë po degradon dita-ditës.

Unë jam një gazetar që supozohet ose jam i pavarur dhe kam historinë time që nuk kam marrë ndonjëherë pushtet nga partitë.

Unë bëj deduksionet e mia.

Ai ka konflikt interesi. Për mua është problem publik për të është problem personal.

 Publiku dëgjon. Fakti që zotëria kalon nga fjala që këto janë shpifje gënjeshtra tek kërcënimi që do ju dënoj për shpifje tregon që i ka hyrë shumë ujë nën rrogoz. 

Kjo është provë indirekte e fajësisë.

Dhe këtu vijmë prapë tek drejtësia.

Nuk mundesh ti të thuash këtë e vendos drejtësia dhe në anën tjetër vendos kryeprokuroren me dhunë, njeriun tënd”, deklaroi Lubonja.

SHKARKO APP