Lubonja: Rama po bën spektakël me tërmetin
Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama në vend që të bëjë punën dhe të zgjidhë hallin e njerëzve del në televizor dhe luan rolin e njeriut të shumë-pushtetshëm duke bërë njëherësh rolin e kryeministrit, shefit të emergjencave civile, por edhe kryetarin e bashkisë. Lubonja komentoi edhe mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ndërsa e cilësoi atë si një “show” të radhës nga shefi i qeverisë.
“Sot pashë mbledhjen e Këshillit të Rindërtimit. Unë dua që ata të takohen, të flasin aty edhe për gjëra që mund të mos i thonë publikisht, sepse mund të ngjallin panik. Por, të gjithë dalin aty e duket sikur po qajnë hallet tona. Kjo është propagandë, është një pjesë kjo kuptohet.
Ç’është më e shëmtuar nga kjo propagandë, është që ky kryeministër që po bën këtë punë shkon nëpër shtëpi dhe u thotë njerëzve: “mbylleni një çikë këtë televizionin, se është si të kesh shejtanin në shtëpi”. Tani, kush është shejtani, ne apo kryeministri që del “non stop” dhe ne që dalim pak.
Kjo do të thotë që “unë nuk dua të dëgjoj të vërtetën. Nuk dua të dëgjoj shumë gjëra që s’më pëlqejnë mua, dhe këtë duam të më shikojnë vetëm mua”. Atëherë nuk është shejtani, po është engjëlli që del ai në televizor. Ne kemi nevojë për sa më shumë zëra dhe sa më shumë kontribute në këtë situatë. Demokracia do të thotë pushtet i popullit.
Ka armiq të tjerë, grupime që fajësohen nga kryeministri, KÇK psh, ka njëfarë të drejte Rama?
Problemi është se kush është KÇK, nëse KÇK janë të gjithë përveç meje dhe të mive, atëherë ky është problem. Fillimisht e ka përdorur për gjykatat. Unë po iu them juve këtë. Këtu nuk duhet të na mbulojnë sytë me këtë propagandën e mbledhjeve, ku na flasim edhe me kuranin, edhe me biblën, na flet kryeministri.
Këtu duhet të ketë shumë faktorë, dhe për fakt të keq, kryeministri ka zaptuar skenën. Ky bën edhe shefin e emergjencave, shefin e rindërtimit, shefit të mbledhjes së ndihmave, edhe kryetarin e bashkisë. E pe si i tha kryetarit të bashkisë: “Lyej shkallën”.
Sa i funksionon atij kjo gjë, sepse juve iu mërzit kjo gjë? Do ta kishte shumë më të lehtë ta nxirrte Haki Cakon, i funksionon diçka me sa duket?
Tani secili ka gjykimin e vet. Unë nuk mund të jem në mendjen e shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë aq budallenj, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një “one man shoë”. Tërmeti tregoi se Rama nuk e ka bërë mirë punën. Nëse shqiptarët, siç thoni ju, qenkan aq budallenj dhe nuk e kuptojnë, që ky po tallet, atëherë është fatkeqësi. Njerëzit manipulohen.
Aty kishte marrë edhe ekspertë, pashë edhe Luljeta Bozon, sepse për mendimin tim nuk ka pse t’i bëjë ato koopertura se flet gjëra të mençura atje, të qarta, që qëndrojnë dhe nuk ka pse të bëhet përgjegjëse për një dështim të radhës. Qeveria është pasqyrë e popullit, por mund të bëhet që edhe populli mund të jetë pasqyrë e qeverisë. Në rastin konkret, ky na ka mësuar si të gënjejmë, të mashtrojmë dhe të manipulojmë ndërkombëtarët” – tha Lubonja.