MAJKO I TREGON KOLEGËVE SE SI DUHET TË JETË KUVENDI I SHQIPËRISË
Një prej senatorëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka publikuar në profilin e tij në facebook, një foto të Kuvendit të parë shqiptarë në vitin 1921.
“Të gjithë këta deputetë, edhe sot, ndriçojnë inteligjencë dhe patriotizëm nga largësia e kohës nga vinë, pavarësisht rezervave që lanë “xhepat” e historisë. Lufta për pushtet dhe pamundësitë e kohës që jetuan i përplasën me njëri tjetrin duke i dhuruar vetes, vendit dhe kombit në periudhat e mëvoneshme dhimbje e lëngata të pamerituara. Kjo foto mbetet një shembull se si duhet të jemi dhe çfarë nuk duhet të bëjmë”, shkruan Majko.
Emrat sipas rreshtave:
1-Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.
2-Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri.
3-Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.
4-Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi.
5-Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.