Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mark Marku: Alo Edi, Marku jam! Po dal për ujë

Forum E diel, 5 Prill 2020 18:41
Mark Marku: Alo Edi, Marku jam! Po dal për ujë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mark Marku – Nesër do të dal pa leje nga shtëpia. Do ta shkel urdhërin e qeverisë. Do të dal për nevojat e mia dhe të familjes sime të izoluar që prej katër javësh në shtëpi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Do të dal pa leje, thjeshtë sepse nuk mund të marr leje. Kam provuar disa herë ta bëj një gjë të tillë përmes portalit e-albania që qeveria na ka sugjeruar si zgjidhje për kordinimin dhe kontrollin e lëvizjes së qytetarëve nga qeveria. Edhe sot plot tre orë jam përpjekur të aplikoj për leje.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh

Kam hyrë në faqen leje për dalje disa herë, kam shtypur opcionin regjistrohu disa herë, kam provuar që nuk jam robot disa herë. Ja, për të qenë i sigurtë po e përsëris edhe njëherë aplikimin në momentin që po shkruaj. Po e provoj edhe këtë herë që nuk jam robot, po shtyp eAqZC siç më sugjerohet në faqe dhe më del një formular me kërkesën: plotësoni të dhënat e përdoruesit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Procedura vazhdon me një kërkesë: Kodi i përdoruesit, – e fus kodin, më pas fus edhe fjalëkalimin me shtatë elementë i cili duhet ripërsëritur dhe e përsëris, fus adresën time të email-it, numrin e celularit, plotësoj pyetjen e sigurisë, dhe jap edhe përgjigjen për pyetjen e sigurisë.

Kam zgjedhur si pyetje sigurie mes disa alternativave një figurë historike që unë parapëlqej, zgjedh Napoleonin meqenëse jemi në gjendje lufte, plotësoj edhe emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, (fiks ashtu siç është shkruar në lëtërnjoftim më kërkohet në aplikim dhe e bëj). Më pas duhet të miratoj edhe përdorimin e të dhënave të mia personale, dhe e miratoj njësoj si të ishim në diktaturë se ndryshe nuk mund të vazhdoj më tej dhe klikoj tek regjistrohu. Klikoj hyr dhe aplikoj tek ikona qytetari, klikoj prapë tek identifikimi, zbatoj urdhrin: vendosni kodin e përdoruesit dhe e vendos, vendos edhe fjalëkalimin, klikoj tek hyr. Por prapë nuk hyj.

Procedura përsëritet e përsëritet, aq shumë sa kur i kthehem nga fillimi, të dhënat shfaqen vetë, unë vetëm sa i klikoj aq sa më duket vetja si personazhi i Kështjellës së Kafkës apo Sizifi i ngratë që sapo mbërrin në një pikë me stërmundim e gjen veten papritur i shtyrë në pikën fillestare, dhe çdo përpjekje për t’ia dalë i kthehet në një cikël absurd stërmundimi. Pas ngulmimit të gjatë pres që nga platforma të më vijë veç një përgjigje: mbylle idiot se na çmende, nuk e kupton se s’jam bërë për këtë punë, u bë sebep një tendër. Platforma ma kursen këtë përgjigje. Dhe unë i buzëqesh mirënjohës.

Shkurt nuk arrij të hyj në platformën absurde të qeverisë thjeshtë se ajo nuk funksionon. Ndërkohë që qeveria ka nxjerrë një urdhër sipas të cilit kushdo që kapet në rrugë pa leje për dalje penalizohet. Mendoni, unë që gjysmën e punës, gjysmën e kohës dhe më shumë se gjysmën e jetës e harxhoj me teknologjitë e komunikimit nuk arrij të hyj. Si mund të hynë në këtë platformë ata mijëra qytetarë që nuk e kanë as idenë e internetit, të komunikimit on line dhe të teknologjive të reja të komunikimit. Thjeshtë nuk mund të hyjnë. Shkurt qeveria u thotë edhe atyre që dinë ta përdorin platformën edhe atyre që nuk dinë ta përdorin atë: rrini në shtëpi. Nëse keni nevojë për ushqime dhe dilni pa leje do të gjobiteni.

Kjo nuk është thjeshtë papërgjegjësi, është krim, është genocid. Kjo i ve qytetarët para dy alternativave: ose të vdesin për bukë, për ujë, për ilaçe, ose të shkelin ligjin. Nëse nuk e shkelin dhe presin funksionimin e e-albania pisk do ta kenë punën, më pisk se me koronavirusin. Nëse e shkelin i presin gjobat, i pret koronavirusi i mallkuar me shigjetën e helmatisur vdekjeprurëse tek dera. Unë kam vendosur këtë të dytën edhe pse nuk dua t’i shkel rregullat dhe ligjet asnjëherë, edhe pse dua të jem solidar me gjendjen dhe të jap shembullin tim të përgjegjësisë, të shpreh solidaritetin me kërkesën e autoriteteve shëndetësore për distancim shoqëror, më e pakta që mund të bëj në këto rrethana të vështira. Por jam i detyruar të dal.

Dhe do të dal. Ndërkohë që bëj thirrje publike për të gjithë ata që si unë nuk aplikojnë dot në paltformën e qeverisë që të revoltohen (jo duke dalë dhe mosrespektuar distancimin social, sepse nuk e bëjmë për Ramën e bëjmë se duhet bërë), kundër një talljeje, poshtërimi apo dhunimi si ky, pse jo të ngrejmë edhe padi për krim në gjykatën e Hagës.

Do të dal pra në orën 07 00 – 08 00 tek rruga e Kavajës, do të ve maskën meqenëse mjekët po na thonë pas kaq kohësh se maskat duhen, do mbaj distancën me të tjerët dhe për të qenë i sigurtë do mundohem të rri jo një po, dy, tre apo nëse mundem edhe 4 metra larga nga të tjerët, do të blej speca, kunguj, domate, kafe, shampo, letër kuzhine, makarona, ujë, do të ve doreza nëse do të gjej në farmaci, (po i deklaroj asortimentet se nuk e di cilat janë hapat e mëtejshëm të platformës nëse do ta kaloja provimin e hapave të mëtejshëm). Do të dal pra se funksionimi i platformës mund realizohet pasi të ketë ikur koronavirusi (normalisht edhe pasi të jetë bërë një tendër tjetër me taksat tona) dhe se nuk mund të pres deri atëherë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.