Me arbëreshët, në viset ku jeton gjaku dhe gjuha e arbërit…

Nga Luan Rama –

Një ditë e veçantë; e veçantë prej emocionit e krenarisë, por edhe prej kënaqësisë që gjendem e ndër katunde e qytete arbëreshe të Kalabrisë, në keto vise ku që prej kohës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut tonë, jeton gjaku dhe gjuha jonë.
E pikërisht, për këtë simbolikë mbijetese e trashëgimie të gjakut e gjuhës së arbërit që vjen që prej “Motit të Madh”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella u bënë bashkë në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, aty ku mësoi e më pas dha mësim De Rada ynë i madh, për të nderuar historinë e bashkëjetesës dhe të tolerancës, të mirëkuptimit dhe integrimit, që me arbëreshët na ofron modelin të cilit duhet t’i falemi e t’i jemi përjetë mirënjohës.
Mirënjohës sepse na ruajtën të gjallë, siç u shpreh Presidenti Meta, gjuhën dhe shpirtin e kohës së Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?