Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media italiane: Shqipëria drejt grushtit të shtetit, zgjedhje farsë dhe rreziku i mafias

Forum E diel, 26 Shtator 2021 19:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Rocco Buttiglione – (Ish-ministër për Europën)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria është një vend i afërt dhe mik i yni, me lidhje historike e ekonomike prej mijëra vitesh. S’mund të qëndrojmë indiferentë ndaj krizës që po e copëton atë komb dhe po e çon buzë luftës civile. Qeveria e tanishme “Rama” u zgjodh në 2017-n me një epërsi shumë të brishtë, por po vepron në një klimë frikësuese, duke lëvizur në kufijtë e ligjshmërisë, bile edhe duke i kapërcyer këta kufij. Shumë hetime kanë provuar bashkëpunimin e mjaft funksionarëve të nivelit të lartë, bile edhe të disa anëtarëve të qeverisë me kartele të trafikut të drogës dhe armëve.
Shqipëria po rrezikon të kthehet në qendrën e mafias ndërkombëtare të Mesdheut. Për këtë situatë të rëndë kanë ngritur zërin jo vetëm opozitat e ndryshme brenda vendit, por edhe shtypi ndërkombëtar, por pa rezultat. Gjermanja “Bild” publikoi gjashtë përgjime të prokurorisë shqiptare, në të cilat shfaqej bashkëpunimi i mafias në falsifikimin e zgjedhjeve të 2017-s, me të cilat erdhi në pushtet Edi Rama.
Opozita, duke parë padobishmërinë e aksionit parlamentar, në fund vendosi të tërhiqej nga parlamenti, duke i hapur udhë një serie mbresëlënëse manifestimesh (8 deri më tani), të cilat gjithsesi, deri më tani s’kanë mundur të lëkundin vendosmërinë e qeverisë për t’i imponuar vendit një regjim autoritar. Ato nuk mundën të siguronin as një hetim të paanshëm mbi lidhjet e mafias me politikën në Shqipëri.
30 qershorin e ardhshëm duhet të mbaheshin zgjedhjet lokale. Opozita, e drejtuar nga Partia Demokratike, vendosi bojkotimin e tyre, duke mos paraqitur kandidatë. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se nuk është e mundur që në këtë klimë intimidimi të mbahet një fushatë zgjedhore dhe se ka prova evidente që tregojnë se forcat qeveritare po përgatisin një manipulim gjigant të zgjedhjeve. Evidentohen anomali të mëdha në procesin e regjistrimit të zgjedhësve dhe shumë prej kandidatëve qeveritarë të Partisë Socialiste janë të lidhur me bandën e Abdylajve, veçanërisht kandidati për bashkinë e Durrësit, qyteti i dytë më i madh në vend.
Qeveria nuk pranon dialog me opozitën dhe ka refuzuar të japë garanci mbi mbarëvjatjen e zgjedhjeve. Në këtë gjendje, presidenti i Republikës Ilir Meta, shpalli shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, presidenti i republikës është garanti i unitetit kombëtar, ndërkohë që përcaktimi i datës së zgjedhjeve është eksluzivisht një prerogativë presidenciale. Në dekretin e pezullimit të zgjedhjeve, Ilir Meta theksonte qartësisht se nuk ekzistojnë kushtet për një proces zgjedhor dhe se në gjysmën e bashkive kishte vetëm një kandidat të regjistruar.
Edhe në gjysmën tjetër, kandidatët i përkasin vetëm një partie ose një koalicioni zgjedhor. Shihet qartë se kryebashkiakët e zgjedhur në këto kushte assesi s’mund të përfaqësojnë komuntitetet e tyre dhe legjitimiteti i tyre nuk do të njihej nga një pjesë e madhe e komunitetit, mbase nga shumica e tij. Presidenti ka njoftuar se do të marrë të gjitha nismat e duhura për të rifilluar dialogun politik dhe për të mundësuar kushtet e një ballafaqimi paqësor elektoral. Pas dekretit, Edi Rama, kreu i qeverisë, e fyeu Kreun e Shtetit, tha se zgjedhjet gjithsesi do të bëhen dhe ka nisur një proces parlamentar për ta vënë nën akuzë Presidentin e Republikës.
Por në fakt, kreu i shtetit thjesht ka ushtruar kompetencat që i janë atribuar nga kushtetuta dhe gjithsesi parlamenti nuk ka asnjë mundësi të vendosë nën akuzë Kreun e Shtetit. Rama po lëviz qartësisht jashtë kufijve që i përcakton kushtetuta. Është një Grusht Shteti. Italia duhet t’i dënojë pa ekuivok sjelljet e qeverisë shqiptare, duhet ta bëjë për miqësinë që na lidh me popullin shqiptar, i cili, pas rënies së komunizmit, ka mundur të ndërtojë me vështirësi një ekonomi funksionale dhe një shtet të së drejtës.
Por tani, të gjitha këto arritje mund të vaniten dhe rrezikojmë të gjendemi me një Shqipëri ekonomikisht të çekuilibruar dhe në dorë të mafias.
Duhet ta bëjmë sepse po humbasim të gjitha avantazhet e arritura në çështjet e zhvillmit ekonomik, të drejtave civile dhe zhvillimit kulturore, përmes bashkëpunimit të frytshëm të gjithë këtyre viteve. Rrezikojmë të kthehemi në kohët kur Kanali i Otrantos ishte rruga e kontrabandës së armëve, si dhe trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Duhet ta bëjmë sepse është në interesin e Shqipërisë dhe në interesin e Italisë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian, por kjo Shqipëri nuk mund të hyjë në BE dhe do të jetë – siç tashmë është – një faktor konflikti dhe destabilizimi në të gjithë Ballkanin. Italia mund të bëjë shumë, nëse flet me zë të fortë e të qartë. I kërkojmë qeverisë ta bëjë atë energjikisht dhe e vendosur.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Botuar në il Dubbio

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 10 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 11 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 14 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 16 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.