Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Memecëria e socialistëve ndaj tradhtisë së Edi Ramës

Forum E martë, 28 Shtator 2021 09:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Kaba –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Telefonata fake e Kryeministrit maqedonas Zaev tregon qartë tradhtinë e Edi Ramës ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo tradhëti nuk është aspak në shërbim vetëm të pushtetit të tij. Kjo është në shërbim në radhë të padronit të tij. Është një lëvizje me detyrim edhe përcaktim. Nuk është më zgjedhje.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 15 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 15 orësh

Edi Rama nuk mendon, vetëm interpreton. Edi Rama nuk mund të thotë dot jo, ai është pjesë e kalbur e establishmentit sorosian. Edi është thjesht një buratin, që Soros i lëviz fijet. Ndaj sa më shpejt të largohet nga drejtimi i qeverisë, aq më pak dëme të parikuperueshme do bëhen në kurriz të shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vizitat e vitit të kaluar të pinjollit të Sorosit, Aleksit, janë shumë domethënëse, për të treguar si u stis kjo punë mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit, pa diskutim edhe me mbështetjen e sorosianës në krye të diplomacisë së BE, znj. Mogherini.

Në këto dy ditë asnjë socialist nuk ka belbëzuar një germë për këtë skandal tradhëtie që as i afrohet atij të Esat Pashës. Kjo memecëri prej eunukësh më bën të them me gojën plot kush është me Edi Ramën është edhe për dhurimin e trojeve dhe sovranitetin e shqiptarëve. Se për dinjitet nuk mund të flitet për buratinët, ata janë kukulla edhe si të tilla nuk kanë.

Tradhtaret gjithmonë kanë gjuhë elokuente dhe pamje afashinate, se me të duan të mbulojnë tradhtinë e tyre. Në historinë e largët edhe të afërt shembujt nuk janë të pakët. Ndryshe nga patriotët, që nuk kanë nevojë për salltanete dhe zbukurime, as për retushime të figurës së tyre, se vepra në shërbim të kombit i bën ata të ndriçojnë.

Tashmë në qeverisje kemi jo vetëm një bandë të krimit të organizuar, një tufë plaçkitësish të pronave dhe taksave të shqiptarëve, por edhe një grup tradhtarësh. Edhe ata që heshtin janë po aq tradhëtarë.

Nuk e di si hesht Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Bashkim Fino apo Niko Peleshi ndaj kësaj tradhëtie. Një tis heshtjeje prej varri ka mbuluar socialistët edhe rilindasit.

Të detyruar nga bashkëpunimi për të përfituar koncesione PPP. Për të rrëmbyer tendera pa garë për  ‘miq dhe shokë’. Për të marrë vende pune për të afërmit, gra, burra apo dashnore. Të kthyer në ligavecë për poste ministrore apo ulëse deputetësh, këta nuk pipëtijnë.

Krimi që i bën bashkë edhe nga i cili nuk mund të ndahen dot është ai i bashkëpunimit me grupet kriminale për të tjetërsuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Të gjithë janë peng i “fitores” elektorale me kriminelë dhe banditë, me para droge dhe koncesionesh.

Prandaj Edi Ramës ia dhanë këtë detyrë pikërisht tani që ai e ka tepsinë i vetëm. Të gjithë në partinë e tij janë të lyrosur nga spërklat e yndyrës së tepsisë. Ai që është pis vetë nuk mund të tregojë dot njollat në këmishën e tjetrit. Ky është realiteti i dhimbshëm në udhëheqjen e Partisë Socialiste sot. Ndaj memecëria është kthyer në modë mes socialistesh. Gjithkush i gëzohet llokmës së lëshuar nga Edi dhe dalin e lehin vetëm kur i thotë ai skape. E mjerueshme për një parti politike, por e vërtetë, kështu është kur vjen në pushtet me vota të vjedhura.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.