Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mentor Kikia: Luizeria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë

Forum E mërkurë, 22 Shkurt 2023 12:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mentor Kikia:

Postimi i Mentor Kikas: Luizeria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë. Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi për aryse shëndetësore, kam luksin të humbas kohë edhe duke lexuar e dëgjuar për mënyrën se si e humbasin kohën qindra mijëra shqiptarë. Po flas për një fenomen që unë po e emërtoj si Luizeri. Bëhet fjalë për eksperimentin social BBVIP. Në fakt eksperimenti nuk po ndodh brenda në program, por jashtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

Në studion e TV-së po zhvillohet një program, ndërsa fenomeni social ndodh në shtëpi, në zyra, në rrugë, kafene, spitale, shkolla…Produksioni kujdeset që ti hedhe turmës sa më shumë “kocka”- informacion, deklarata, video, komente, sherre për të promovuar Luizerinë…dhe turma e uritur nuk zhgënjen. Rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale të Luizit. Rreth 1 miliard klikime në tërësi për postimet e tij.
Mijëra komente në çdo postim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Histeri mbështetjeje në rrjet.(Gra që urojnë nënën për djalin që ka dhe që luten te kenë një djalë si Luizi).

Dhjetra programe televizive në media të tjera që i kushtojnë kohë, diskutime dhe komente fenomentin Luiz. Analistë e psikologë që shpjegojnë se përse Luizi qan në mëngjes dhe jo në drekë. Proteste mbeshtetese para BB. Tifozeri në rrjet. Tifozeri në vendet e punës: Me kë je ti? Po ti?

Luizi i shndërruar në model dhe të rinj që duan ti bëjnë flokët si ai.
Qëllimi i një produksioni televiziv është audienca dhe BBVIP ia ka dalë për mrekulli kësaj.
Por çfarë janë të tilla programe? Çfarë duhet të promovojnë ato? Çfarë modeli prodhojnë?
Çfarë është dhe çfarë përfaqëson Luizi që të fitojë admirimin e shoqërinë në këtë mënyrë, si të ishte një hero që ndryshoi rrjedhën e një historie?

E shesin si artist, por ishte një këngëtar që e braktisi krrierën pa e nisur mirë.
E shesin si diplomat, por ishte vetëm një djalosh i ri që e dërguan në Ambasadën Shqiptare në Paris, i gjetën një vend si atashe kulture e turizmi, pa asnjë meritë dhe mbi të gjitha në mënyrë të paligjshme, vetëm sepse duhej të ishte atje për të qenë pranë të fejuarës(vajza e ish kryetares së Parlamentit atë kohë), e cila ishte me studime ne Paris.
E shesin si jurist, por kishte një licencë noteri që ia hoqën autoritetet sepse nuk e ushtronte, pasi nuk kishte punë.

Atëherë çfarë ka ky njeri për të qenë një model për mijëra njerëz?
Nuk e kam idene se si sillet brenda në shtëpi, sepse nuk e ndjek programin, edhe pse në disa klipe që pashë mu duk arrogant. Megjithatë këtu unë po analizoj fenomenin dhe spo bëj soci-psikologun e programit. Pasi nuk më intereson.

Personalisht nuk kam asgjë me atë njeri, pasi e mbaj mend vetëm kur këndoi njeherë në një spektakël talentesh që drejtonte Adi Krasta, dhe e ripashë tani që u bë “VIP”. Ai po luan në një show televiziv dhe mesaduket po e bën shumë mirë këtë, derisa ka prodhuar kaq shumë zhurmë. Unë nuk jam as i gëzuar e as i xhelozuar nga fama e Luizit, por unë jam shumë i shqetësuar për mjerimin e shoqërisë. Ndaj dua të pyes sërish: Çfarë vlerash duhet të ketë një njeri që të shërbejë si model për shoqërinë?

Luizeria nuk ndodh vetëm në BB. Në një jetër program televiziv, ku vajzat vishen modestisht shumë pak, u njoftua thyerja e rekordeve në Like e Share. Dhe së shpejti moderatorja njoftonte se programi do të rinisë në një format tjetër, më të nxehtë, ku protagonistët do të jenë të (zh)veshur vetëm me rroba banjoje.

Kam qenë gjithmonë i prirur ta drejtoj gishin tek media si fajtore për këto produksione. Por po bindem çdo ditë e më shumë, se është turma fajtore(sinqerisht ngurroj ta quaj shoqëri këtë turmë që përbën popullin në këtë vend). Turma e keqarsimuar, e deformuar, keqedukuar, që, ashtu si në lojrat e perandorëve Romakë, rend pas Luizerisë, pavarësisht se në çfarë forme i ofrohet ajo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.