Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merkel kërkon reformë të OKB

Forum E martë, 22 Shtator 2020 13:20
Merkel kërkon reformë të OKB
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së, por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Shumë shpesh Këshilli i Sigurimit është i bllokuar, kur vjen puna për të marrë vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky është thelbi i mesazhit me video që kancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së në Nju Jork. “Kombet e Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç’ bien dakord vendet anëtare”, tha politikanja e CDU-së. Për të zgjidhur sfidat globale të shekullit të 21-të, duhet që OKB të zhvillohet më tej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në video-mesazhin me rastin e ceremonisë për jubileun e OKB-së, Merkel ka kritikuar qartë bllokimin e punës së OKB-së. Kancelarja nuk përmendi as vende si Kina apo Rusia dhe as presidentin amerikan, Donald Trump, që ka preferuar veprimet unilaterale në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Por ajo ishte më se e qartë, kur tha, se shumë shpesh “Kombet e Bashkuara mbesin mbrapa idealeve që i kanë vënë vetes, sepse gjithmonë interesat e vendeve të veçanta pengojnë që sistemi i rendit të funksionojë si duhet të funksionojë.” Merkel shtoi këtu se “kush mendon, se mund t’ia dalë vetëm mbanë, gabohet. E mira jonë e të gjithëve ndahet. Si vuajtja. Ne jemi një botë.” Kancelarja gjermane ka marrë si shembull pandeminë e Coronës që tregon, se “problemet globale kërkojnë në të gjitha nivelet mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijve të vendeve”.

Merkel për një Këshill Sigurimi të zgjeruar

Gjermania është gati të marrë përgjegjesi më tej, “me dëshirë edhe në një Këshill Sigurimi të zgjeruar”, tha Merkel, në kaudër të propozimeve për reformën e OKB-së dhe instancës së saj më të rëndësishme. Sfondi i kësaj është dëshira e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ku ky vend aktualisht është i përfaqësues si anëtar jo i përhershëm për dy vjet. Më tej Merkel ka vlerësuar punën e Kombeve të Bashkuara në konsolidimin e paqes si në Afganistan dhe Mali, por edhe në përndjekjen e krimeve të luftës si edhe në luftimin e varfërisë dhe shuarjen e sëmundjes së lisë.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh me kritika në jubileun e 75-të të OKB-së. “Shtëpia jonë e përbashkët nuk është në gjendje të mirë”, tha Macron po në një mesazh me video. “Fundamenti i saj është gërryer, muret janë çarë nga goditjet e atyre që e kanë ngritur vetë atë.”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fillim të ceremonisë shprehu pakënaqësinë se ka shumë “sfida multilaterale dhe një deficit në zgjidhjet multilaterale”. Ai tha se “askush nuk e do një qeveri botërore, por ne duhet të punojmë së bashku, për të përmirësuar udhëheqjen në botë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.