Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merrni shembull nga Kosova dhe mjaft e masakruat arsimin në Shqipëri

Forum E enjte, 14 Janar 2021 20:43
Merrni shembull nga Kosova dhe mjaft e masakruat arsimin në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Bledar Kurti –

JA ÇDO TË THOTË TË JESH STUDENT NË KOSOVË:

Në Kosovë viti i parë i studimeve Bachelor është falas. Për vitin e II dhe të III tarifat janë nga 50 euro, provimet falas dhe diplomimi falas.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Niveli master ka tarifën tre semestra nga 150 euro e për çdo provim 2,5 euro, kurse diplomimi 100 euro.

Nëse nuk humben vite e nuk ka mbetje ose moskalim të vitit, studentët e ekselencës shpërblehen nga ministria apo universiteti.

Nëse studenti ka notë mbi 9.0, shpërblehet me një bursë prej 900 euro.

Mesatarja 9,0 vlen për Ekonomi dhe Filozofi, ndërsa Inxhinieri, Arkitekturë dhe Mjekësi është 8.5.

Ata studentë që arrijnë këtë mesatare brenda vitit akademik, aplikojnë për bursë dhe i marrin ato para.

Ka raste, si përshembull Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që lirojnë nga pagesa çdo student, i cili në atë universitet ka dhe një motër ose vëlla të regjistruar.

Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë të tjerë nuk paguajnë.

Qendra studentore është banesë komode.

Ka dhoma që mund të akomodohen 3 vajza/djem në një dhomë dhe 1 banjo (me dush brenda) e korridor të përbashkëta për dy dhoma.

Energjia elektrike, ngrohja e përgjithshme dhe uji janë 24 orë.

Dhe të gjitha shërbimet që përmenda futen në pagesën 20 euro në muaj.

Në lidhje me ushqimin paguajnë 15 euro në muaj për dy vakte.

Qendra Studentore ndodhet në qendër të Prishtinës duke patur të gjitha fakultetet në afërsi.

Qendra Stduentore në Prishtinë ka dhe shumë lehtësira të tjera; Bibliotekën, internet falas, salla leximi të cilat janë rinovuar së fundmi dhe terrene sportive.

Studentët në Kosovë kanë Kartën e Studentit, kartelë studentore që gëzojne falas shërbimet shëndetësore.

Me Kartën e Studentit kanë zbritje në transport 30%, zbritje edhe në shumicën e shoppingut në dyqane rrobash dhe ushqime si edhe zbritje të tjera.

Në teatër shkojnë falas kurse në kinema gëzojnë zbritje 50%.

Për transportin paguajnë biletë mujore dhe i përdorin të gjithë autobusët e qytetit sa herë u duhet.

JA ÇDO TË THOTË TË JESH MËSUES APO PEDAGOG NË KOSOVË:

Mëuesit në shkollat e mesme të larta kanë një pagë bazë prej 621 euro, dhe nëse kanë përvojë 15-vjeçare, pagat e tyre shkojnë 668 euro.

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta kanë një pagë bazë prej 585 euro, dhe me 15 vite përvojë punë, paga shkon në 629 euro.

Mësimdhënësit në shkollat fillore kanë pagë bazë prej 549 euro, kurse mësimdhënësit në shkollat parashkollore 535 euro.

Pedagogët në universitet nga 1 mijë e 200 euro në 1 mijë e 481 euro.

PËRSE NUK TRAJTOHEN KËSHTU STUDENTËT DHE MËSUESIT NË SHQIPËRI?

Sepse qeveria shqiptare i konsideron studentët si parazitë, pa asnjë kontribut në buxhetin e shtetit, duke mos e kuptuar (qëllimisht) që studentët dhe rinia janë pasuria dhe investimi më i madh i një kombi dhe i të ardhmes së një kombi.

Dhe mësuesit e pedagogët paguhen mjerueshëm duke u trajtuar thjesht si një kategori e domosdoshme por e pavlerësuar dhe rritjen e pagave ua bëjnë anëtarëve në dhjetra borde që mblidhen një herë në muaj, e jo heronjve tanë që shpërndajnë dije të cilët depersonalizohen e ulin kokën nga frika e humbjes së punës sa herë ndërrohen qeveritë.

Me qeverisjen e re të pas 25 prillit, studentët, rinia, mësuesit dhe pedagogët, arsimi në tërësi duhet të jetë prioritet. Qeveria e re nuk ka pse të vonojë shumë të eksperimentohë me skema burokratike por thjesht të ndjekë shembullin e sukseshëm të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.