Mesazhet e fitores së Erdogan

Nga Dritan Dulli*

Dje u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Ky vend mik do të ketë një sistem të ri drejtimi ku në majë të piramidës ndodhet presidenti, i cili tashmë do të ketë të gjitha kompetencat e ekzekutivit. Një sistem i ngjashëm me atë të SHBA apo Francës.

Përtej rivalitetit tradicional të partisë në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe rivalit kryesor opozitar Partia Popullore Republikane ajo që ra në sy gjatë këtyre zgjedhjeve ishte rivaliteti i zjarrtë ndërmjet Presidentit Erdoğan dhe Muharrem İnce, një ndër figurat më të spikatura të politikes në Turqi. Erdoğan, lideri me absolut i 16 viteve të fundit në këtë vend, njëkohosisht i njohur ndërkombëtarisht si lideri politik i myslymanëve të shtypur në mbarë botën, gjate mitingjeve zgjedhore vuri theksin në vazhdimin e reformave, investimeve kapitale si aeroporte, rrugë, ura, centrali atomik, kanali i madh i Stambollit (projekte miliarda dollarëshe), luftën ndaj terrorizmit, organizatave terroriste si ISIS dhe Feto, rritjen e kredencialeve ekonomiko-politike të Turqisë në arenën ndërkombëtare etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër kandidati İnce beri thirrje për ndryshim duke e justifikuar këtë me një situate të pasigurt ekonomike në vend, manipulimin e drejtësisë dhe medias, pengimin e fjalës së lirë, mungesën e sinqeritetit në luftën ndaj organizatës Terroriste Feto, impaktin negativ që sjellin në ekonomi projektet e mësipërme madhore etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse atmosfera zgjedhore politikisht ishte tepër e zjarrtë, fushata vijoi e qetë dhe pa eksese. Në zgjedhjet e zhvilluara të dielën Presidenti Erdoğan arriti të marre 52.5 % të votave duke fituar që në raundin e parë, ndërsa koalicioni i partisë së tij me nacionalistët siguroi rreth 54% të votave. Pjesëmarrja në votime në nivelin 88% është historike dhe tregues i rëndësisë që patën këto zgjedhje. Populli turk tregoi se mbart vlera të mëdha demokratike. Rezultati i dalë brenda 3-4 orëve nga mbyllja e votimit është sukses i padiskutueshëm i sistemit zgjedhor në këtë vend. Ka dekada që rezultati i zgjedhjeve në Turqi nuk kontestohet. Edhe kësaj here ai u pranua unanimisht nga palët.

Kjo fitore e Presidentit Erdoğan nuk është një risi në aspektin personal të tij. Gjithnjë ka ditur të ndërtojë dhe zhvilloje fushata zgjedhore duke triumfuar bindshëm prej tyre. Zgjedhjet e djeshme janë tregues se Erdoğan është figura e vetme që jetëson ëndrrën e Turqisë për të qenë faktor dhe aktor ekonomik, politik, si dhe vendimmarrës në arenën ndërkombëtare. Duket se ai mbart guximin dhe vullnetin e duhur për tu përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme, si dhe kërcënimet serioze qe ka patur Turqia kohet e fundit.

S’na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese si mik dhe dashamires i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Urime Erdoğan

*Turkolog

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?