Mesdheu nuk është liqen grek. Rama të dalë publikisht dhe të thotë qëndrimin e tij

Nga Gazmend Kapllani
Nëse kjo ndodh është shumë shqetësuese. Duhet të jetë tema qendrore e ditës!
Sipas te gjithe eksperteve nese Greqia vazhdon ti bej presion Shqiperise (gje qe duket se ndodh me te gjitha menyrat) ne duhet te shkojme ne Gjykaten Nderkombetare. Greqia nuk mund te kerkoje 12 milje det per ishuj te pabanuar apo mikroskopike. Kjo eshte cmenduri!
Qeveria Greke e do nje marreveshje te tille qe ta përdorë kundër Turqisë: Shqipëria s’ka asnjë arsye pse ta bëj diçka te tille dhe per me shume te dëmtojë një vend si Turqia qe nuk ka asnjë synim armiqësor kundër Shqipërisë.
Qeveria Shqiptare duhet te dale publikisht tani dhe te na thotë qëndrimin e saj. Shqiptarët e duan detin po aq sa edhe Grekët dhe nuk duhet të falin asnjë centimetër, sidomos ndaj një vendi që ende mban në fuqi ligjin paranojak të Luftës.
Greket kanë një shprehje shumë të bukur: “Llogarite e mira bëjnë miq të mirë”. Këtë duhet të bëjë edhe qeveria Shqiptare: llogari të mira dhe të drejta në bazë të Konventave Ndërkombëtare për detin.
Ndryshe është duke bërë diçka jo vetëm armiqësore kundër Shqiptareve, por edhe shumë të dëmshme për paqen në Mesdhe. Dikush duhet tu thotë fort qeveritareve Greke, që në ëndërrat e tyre megalomane kujtojnë së Mesdheu është liqen grek, se edhe Shqiptarët e duan detin e tyre dhe u pëlqen noti. Mjaft më!

SHKARKO APP