Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monolog i “punëmbaruarit” para pasqyrës

Forum E premte, 19 Mars 2021 09:53
Monolog i “punëmbaruarit” para pasqyrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Bytyçi

Pasi e kaploi pak gjumi dhe dremiti disa minuta, punëpambaruari u zgjua trembshëm dhe vinte vërdallë nëpër dhomë. Pa pasqyrën dhe menjëherë u ndal para saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 30 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

– Hë pasqyrë, më thuaj, a kam ende punë për të mbaruar?! A është kjo një arsye pse shqiptarët duhet të më votojnë prapë më 25 prill?! Dhe pasqyra, si gjithnjë dashamirëse e falenderuese për respektin ndaj saj, nuk mund të mos i përgjigjej pozitivisht:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Po zotni! Aftësitë tua nuk shterojnë kurrë. Ti ke shumë për të bërë. Ke vuajtur këto tetë vite dhe duhet të sakrifikohesh edhe katër vite të tjera!

Punëpambaruari nuk ka kryer ende punë me PPP-të. I duhet që t’u japë oligarkëve edhe nja dy miliard euro të tjera, me qëllim që ta falimentojë plotësisht shtetin e shqiptarëve dhe më pas ta nxjerrë atë në ankand! Madje, ka porositur blerësit e saj, parasëgjithash Goerg Sorosin!

Punëpambaruari mori zemër dhe e përsëriti edhe njëhreë skenën, me qëllim që ta memorizonte në kamera e t’ua transmetonte zgjedhësve të pabindur. Pasqyra bindet, po këta copat e mishit me dy sy pse të mos binden?! Dhe e hodhi në rrjetet sociale. E morën mediet televizive audio, ato të shkruara e kësisoj lajmi u përhap në të gjithë botën shqiptare se punëpambaruari i tetë viteve të shkuara kërkon të mbarojë punë në katër vitet e ardhshme! Në fakt ai nuk mundi në tetë vitet e shkuara të mbarote as punët e punëpambaruarit paraardhës të tij. Rruga e Kombit u ndërtua në 99 përqind të segmentit Milot-Morin në pesë vite prej paraardhësit të tij. Dhe ky punëpambaruari i sotëm ende nuk e ka përfunduar plotësisht atë 1 përqindshin, edhe pse është mburrur sipas tij se “Ne po mbarojmë ato që nuk bëtë ju”! Ai po kërkon edhe katër vite të tjera që ta mbarojë Rrugën e Arbërit të premtuar për ta përfunduar në vitin 2017, edhe pse ajo rrugë ishte ndërtuar në 40 përqind të saj nga paraardhësi i tij.

Punëpambaruari mezi mbylli 20 përqind të rrugës së përfunduar në 80 përqind të saj Tiranë-Elbasan, bashkë me tunelin. Iu deshën për këtë gjatë vite edhe pse qeveria paraardhëse e tij e kishte përfunduar atë në katër vite! Megjithatë edhe unë mendoj se kryeministri aktual i Shqipërisë ka të drejtë në monologun e tij para pasqyrës. Ai ka lënë shumë punë pa mbaruar.

Nëse i listojmë ato, do të ishte e pamundur që të përfshihen të gjitha punët e lëna përgjysëm.

Minishengeni është mjeti, jo qëllimi i realizimit të interesit serb në territoret shqiptare! Kësisoj punëpambaruari ynë mbaron një punë dhe një projekt të serbëve, të hartuar që në vitin 1844 përmes Naçertianias!

Megjithatë po përpiqemi:

Punëpambaruari nuk ka kryer ende punë me PPP-të. I duhet që t’u japë oligarkëve edhe nja dy miliard euro të tjera, me qëllim që ta falimentojë plotësisht shtetin e shqiptarëve dhe më pas ta nxjerrë atë në ankand! Madje, ka porositur blerësit e saj, parasëgjithash Goerg Sorosin! Ia ka ndarë një pjesë të Shqipërisë në ankand edhe Aleksandër Vuçiç. Ndoshta portin e Shëngjinit, sepse për Kosovën ka thënë se ajo “do të bëhet pjesë e portit të Durrësit”?! Më pas tha se ky port do të jetë i Elmar. Shumë e ngatërruar është pjesa që i përket Kosovës, por jo aq i paqartë koncensioni ndaj Serbisë. Ndaj i duhet minishengeni. Minishengeni është mjeti, jo qëllimi i realizimit të interesit serb në territoret shqiptare! Kësisoj punëpambaruari ynë mbaron një punë dhe një projekt të serbëve, të hartuar që në vitin 1844 përmes Naçertianias!
Punëpambaruarit i duhen akoma financime për disa projekte private personale e familjare të nisura në Nju Jork, në Barcelonë, apo në ndonjë vend tjetër atraktiv në glob. Janë projekte që duhen çuar deri në fund. Janë projekte, për të cilat është kujdesur madje të mos shkojnë në veshin e ambasadës amerikane. Sepse në atë ambasadë ka ndonjë që “rastësisht” njofton Departamentin e Shtetit! Paratë e korrupsionit tetëvjeçar, paratë e kanabizimit dhe ato të mafies duhen futur në punë. Po sikur pas humbjes të shkojë në birucë, siç shkoi miku i tij Hashim Thaçi?! Si mundet ai t’i mbarojë këto e të tjera projekte përsonale e të familjes?! Prandaj i duhet punëpambaruarit edhe një mandat i tretë. Mund të ndërtojë edhe një Surrel të dytë!
Mandati i tretë i duhet atij edhe për një arsye tjetër. Pazaret me Beogradin u prishën në rastin e dështimit të projektit serb të ndarjes së Kosovës. Ai ka një plan sesi do të ringjallë interesin serb për të rinegociuar përfitimet e përbashkëta në realizimin e atij ose të projekteve të tjera të përbashkëta. Në këtë pikë ai ka të drejtë të shfaqet si më i afti në historinë e shqiptarisë. Nuk ka guxuar dikush tjetër në historinë moderne të shqiptarëve nga Rilindja e vërtetë e deri te rilindje e sotme e rreme, që të bëjë pazare kaq të hapura dhe të krijojë një kimi kaq miqësore të bashkëpunimit të zellshëm me autoritet e Serbisë, përveç këtij punëpambaruarit tonë, kryeministrit aktual të këtij vendi!
Pas zgjedhjeve ai duhet të mbarojë edhe një punë tjetër. I kanë mbetur diku te 50-60 përqind e popullsisë aktive pa e burgosur dhe qindramijë të tjerë shqiptarë pa i përzënë nga trojet e veta për në emigracion. Është punë që duhet mbaruar! Ish-kryeministri serb, Nikolla Pashiç, në përfundim të luftës së Parë Botërore, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se “Çdo të bënte ai me shqiptarët”, u përgjigj: “Do të përpiqem t’i asimiloj. Nëse nuk pranojnë të asimilohen, do t’i dëboj. Dhe nëse nuk pranojnë të ikin nga Kosova, do t’i asgjësoj”! Edi Rama do të bëjë të njëjtën gjë: – Do të përpiqet që shqiptarët t’i bëjë rilindas dhe Shqipëria t’i ngjajë diktaturës së Hoxhës. Ata që nuk pranojnë, do t’i dëbojë nga ky vend. Dhe nëse nuk ikin nga Shqipëria, do t’i burgosë! A nuk i burgosi ai 38 mijë shqiptarë në vitin 2015?! Sapo të kapërcejë lumin e zgjedhjeve, ai do të harrojë se çfarë ka premtuar. Në vend të “parajsës” së premtuar do të ofrojë burgun, varfërinë, eksodin masiv, rrënimin e vendit.
Prandaj i duhen edhe katër vite të tjera punëpambaruarit! Kush beson se ato katër vite janë për prosperitetin e Shqipërisë, le të kthejë kokën pas e të mësojë se çfarë ka ndodhur në tetë vitet e qeverisjes së tij. Thjesht të kujtojë se për një km rrugë ose më saktë gjysëm rrugë ka dhënë 24 milion euro bashkë me tvsh-në! Dhe se në katër vite kanë ikur nga Shqipëria 480 mijë shqiptarë. Thjesht të kujtojmë se 90 përqind e shqiptarëve të tjerë të mbetur në vendin tonë janë të gatshëm të marrin arratinë prej këtij punëpambaruarit tonë! Nëse doni më për Belulin punëpambaruar, ka plot! Por po e ndalojmë stekën në këtë pikë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 15 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 30 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 37 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.