Mos hesht përballë dhunës po reago!
Nga Nora Malaj *
Mos hesht përballë dhunës po reago! Mbrëmë dhe sot i gjithë opinioni publikë u njoh me dy raste , njëra e vajzës së Fushë -Krujës dhe tjetra gjetja e të moshuarës, gruaje 83 – vjecare e vdekur në shtepinę e saj , në Durrës , që sipas organeve të policisë rezulton e vrarë! Si deputete e Qarkut të Durresit e ndjejë se situata e dhunës përballë grave , varfëria , papunësia, droga dhe indiferenca e shtetit kanë bërë qê tabloja e viktimave të dhunës , përdhunimit dhe vrasjeve e prostituimit, të mos njohin , as moshë dhe as kohë . Gjithçka funsionin si një telenovelë dhe viktimizi i vajzave e grave nuk di të ndalet! Cfarë po ndodh me familjen sot, me qytetarë që po trajton si sllevër modern në vendin e tyre? Cfarë po ndodh me krimin
e rrugës qê ka hyrë në familje dhe i merr jetën e identitetin kujtdo gruaje , vajze apo gjyshe qoftë , ne emër të të fortit të veshur me pushtet??!!! Fatkeqësisht unë kam patur fatin ta njoh krimin në Fushë- Krujë, në Krujë në zgjedhje e pas saj . Kam denoncuar edhe raste e dhunës me armë , ku për fat tê keq rastet janë mbyllur dhe ku hashashi
, droga e armer jane sheshi . Një gjë kam kuptuar që të jesh grua dhe të jetosh në Krujë e Fushë -Krujë e Nikël është heroizëm!Dhe tani para këtyre rasteve ekstreme ku jeta e një vajze apo gruaje qendron në fije të perit duhet reaguar fort! “Kur lapsi e kap injoranti, pushkën krimineli,pushtetin tradhtari dhe imorali,vendi kthehet në një xhungël, kunuk jetohet më!” Në emër të jetës nuk duhet të heshtim, po të luftojmë për dinjitetin e nëperkëmbur!
*Deputete e LSI