Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:51 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj! Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mos pyet ç’bën opozita për ty, po çfarë bën ti për opozitën

Forum E premte, 24 Shtator 2021 06:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Gentian Gaba

Prej të dielës së 17 shkurtit, ditën në të cilën opozita lajmëroi dorëzimin e mandateve, qeveria ka marrë trajtat e një varke që endet pa drejtim në liqenin vocërrak të politikës sonë. Një pellg i qetë në sipërfaqe, por i trazuar nga rrymat nën të; në të cilin, zejtarët e propagandës në oborrin qeveritar, po përpiqen ta përqendrojnë vëmendjen e opinionit publik gjetkë.

Ndonëse përpjekja për të mohuar atë që është e qashtër përbën shtyllën kryesore të veprimit politik të mazhorancës, strategjia lehtësohet nga epërsia mediatike që gëzon, zhvendosja e debatit publik nga qeveria, dhe mëkatet e saj të shumta, te opozita, po merr përmasat e një dashakeqësie groteske. Që shpesh herë ndërthuret me një përtacie intelektuale dhe qytetare, fal të cilës pritet që detyrën tonë ta kryej përherë dikush tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht kjo nuk vlen për ata që mendojnë se në Shqipëri gjerat po shkojnë mbroth. Por për gjithë ata që shohin se vendi nuk po qeveriset; se Parlamenti  mblidhet i rrethuar me policë dhe tela me gjemba, në mbrojtje të atyre që u kapën gafil duke tregtuar votat me kriminelët, dhe janë gati të veprojnë përsëri në të njëjtën mënyrë në zgjedhjet e radhës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por jo vetëm kaq.

Sistemi që është ngritur me tjetërsimin e votës ka zbrazur jetën politike shqiptare, dhe ka shkatërruar dialektikën pozitë-opozitë. Me epërsinë që i kanë dhuruar votat e krimit, mazhoranca ka zhbërë ndarjen e pushteteve, andaj sot kemi përballë atë që mund të quajmë partia shtet. Një formë moniste që kontrollon çdo centimetër të jetës publike, në të cilën opozita, si institucion i demokracisë, sulmohet për të asgjësuar shpresën e një rotacioni të mundshëm. Anipse kjo orvatje për të mos parë ‘elefantin në dhomë’ gjen terren pjellor kryesisht te mbështetësit e mazhorancës, në muajin e dytë të kësaj krize politike dhe institucionale, lipset që shoqëria shqiptare të kryej një ndryshim paradigme.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 39 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Përballë një opozite që ka hedhur një hap besimi kundrejt qytetarëve, duke u zhveshur nga mandatet dhe duke vendosur në pikëpyetje ekzistencën e saj për të provuar seriozitetin e kauzës për të cilën lufton, nuk është ndonjë guxim i tepruar të kërkosh: ‘Mos pyet ç’bën opozita për ty, po çfarë bën ti për opozitën’.

Kjo e fundit e ka kryer dhe po e kryen detyrën e saj. Sigurisht nuk ka përgjigje të lehta, nëse do të kishte të tilla, nuk do të ishin afatgjata e mbi të gjitha nuk do të ishin në shërbim të interesit publik. Tani është radha e qytetarëve të bëjnë një hap besimi drejt saj; pasi, çdo krizë, në thellësitë e saj, mbart edhe mundësi të reja.

Njëra prej tyre është angazhimi i kreut të opozitës për të mos e kthyer zgjidhjen e këtij ngërçi në stacionin e radhës së përplasjeve të tranzicionit shqiptar, por në një shans për të rithemeluar një sistem që nuk mban më. Pra rregulla të reja loje. Ndoshta për dikë mund të mos jetë shumë, por, në një shoqëri që riciklon kriza edhe për shkak të ndryshimeve kushtetuese të viti 2008, është një premtim që mund të ndryshoj gjithçka.

Për këtë arsye, përballë këtyre horizonteve të reja mundësish, opozita duhet të jetë më shumë sesa partitë që e përbëjnë atë. Jo thjesht një grupim politik, por një instrument i shoqërisë që nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare (në thelb demokracia kjo është) zbaton ndryshimin që kërkon. Tocqueville, në ‘Demokracia në Amerikë’, mëtonte se pjesëmarrja e qytetarëve është receta e vetme për të limituar tendencat e individëve për t’u mbyllur në vetvete dhe për të frenuar depërtimin e shtetit në sferat e ndryshme të shoqërisë. Nëpërmjet pjesëmarrjes, qytetarët socializojnë, ndajnë vlera dhe objektiva; thurin kohezionin e nevojshëm që mban në këmbë një demokraci.

Diçka që na mëson se nuk duhet të heshtim kur rendi në të cilin jetojmë është në rrezik, e të qëndrojmë larg ideologjisë që predikon padobishmërinë e një pjese të rëndësishme të shoqërisë.

Jo për opozitën, ose krerët e saj, por për veten dhe ardhmërinë. /Syri.net/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 7 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 9 minutash

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 10 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 26 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.