Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 09:47 Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili 37-vjeçari L. Tabaku, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismailit, dhe I. Çelo, 40 vjeç, janë arrestuar në Greqi me qëllim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mos “shaj”, Edi!

Forum E enjte, 26 Dhjetor 2019 09:37
Mos “shaj”, Edi!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Fadil Lepaja

“Dua ta shaj…
Peshen qe nuk e mbaj dot, mbaj dot,
po me terheq ajo zvarr…”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 21 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 21 orësh
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 22 orësh

Derisa në Kosovë, edhe pas do ditëve mendimet janë të ndara rreth këngëtares shkodrane e cila me “Shaj” fitoi në Festivalin e Këngës në RTSh, të “sharat” e Edi Ramës në drejtim të Kosovës nuk kanë të ndalur dhe në përgjithësi, janë pritur keq. Mbi të gjitha, nuk premtojnë ndonjë fitore. Derisa e para do të “na” përfaqësojë në garën evropiane të këndimit, Edi me të sharat e tij është kufizuar tani për tani në përmasa rajonale, pas dështimit për hapjen e bisedimeve me Evropën bashkë me fqinjin e saj lindor. Edi kur nuk bën dot politikë, aktron. Luan me çka ka, dhe me aq sa di. Sot e kësaj dite mbeti as andej, as këndej. Edhe politikan, edhe artist.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si pasojë, përralla evropiane, në rrëfimin politik të Edit, për një kohë e ka humbur fuqinë përderisa në Kosovën e izoluar, dëshira për vetëmashtrim ende vazhdon të jetë e madhe. Këtu askush nuk lutet, “na shaj”. “Na rrej”, ndodhë të luten qytetarët kosovarë, duke u përfshirë në kundër-fushatën e politikës kosovare, e cila përmes rrjeteve sociale dhe portaleve është drejtuar e tëra, përplot xhelozi dhe mos durim, kah Edi. Krijuesit e skemave emocionale, mes popujve, me një lehtësi të pabesueshme, krejt atë energji solidariteti Kosovë-Shqipëri, pas tërmetit, e shndërruan në një grindje të madhe dhe e zhvendosen në një flirt të hapur politik Shqipëri-Serbi, përkatësisht në një “romancë” publike Rama-Vuçiq. Ky i fundit, pos premtimeve të mëdha për ndihmë materiale, shfrytëzoi rastin që të mohojë edhe viktimat e shtetit serb në Kosovë, duke lënë të kuptohet se “dashuria” me të e nxjerr Kosovën nga “zemra” politike e Edit.

Kjo “dashuri”, mes tyre, përpos xhelozisë së natyrshme, nga ana e z. Thaçi, i cili nuk është më pjesë e vëmendjes ndërkombëtare, nuk do të duhej mbase të shqetësonte askënd, sikur të mos flitej edhe për përfshirjen e Kosovës në një projekt rajonal si pjesë e Serbisë, pa e pyetur fare udhëheqjen politike as qytetarët e saj. Dikur flitej për kufijtë e Kosovës dhe ndarjen e saj si pasojë e “dashurisë” politike me presidentin Thaçi. Kryeministri Rama priste çastin e vet. Tash flitet për përfshirjen e plotë të saj, pa e ndarë fare. Këtë e bën të mundur çifti i ri i lumtur politik, Rama-Vuçiq! Rezervat e Kosovës, edhe përkundër zhurmës, duken të ligjshme, sepse ajo nuk e ka të qartë se a do të jetë pjesëmarrëse e barabartë në tryezë, apo do të serviret në këtë darkë. Kush e harron historinë, e përsëritë klasën dhe historiani Thaçi duket se ngeli në klasë.

Dikur Bosnja dhe Hercegovina ishte ndarë gjatë një darke, e vizatuar në një pecetë të zakonshme në mes ish-presidentit kroat Tuxhman dhe ish-presidentit serb Milosheviq. Për ish-presidentin serb, presidenti i tanishëm Vuçiq ende mendon se ishte burrështetas i madh dhe se kishte qëllime të mira, për të cilat qëllime (dhe veprime), siç e dimë, Milosheviqi u gjykua në Hagë. Por, frikën anash! Dashuria, qoftë edhe politike, të keqe nuk ka, ashtu siç nuk ka të mirë nga urrejtja. Kështu, siç ka ardhur puna, Edi Rama veç një rrezik e ka! Jo nga “avnirrustemët”, por nga lemza! I madh e i vogël, të gjithë po e përmendin. Xhelozia është e dukshme dhe nuk e fshehim dot. “Çifti” i lumtur politik po jep deklarata anembanë planetit. Presidentin Vuçiq është sërish yll mediatik. Të gjithë e paskan “puthur” me hile, Hashimin.

Mund të thuash çfarë të duash, por në Kosovë rreth Ramës ka konsensus. Po të konkurronte në Kosovë, për president konsesual, do të fitonte. Aktualisht, të gjithë janë kundër tij. Kështu ishte dikur edhe me presidentin Thaçi. Rruga digjej, ai krihej, dhe… u bë president. Arsyet pse politikanët e Kosovës janë kundër, janë nga më të ndryshmet. Dikush për inati të resë e dikush për inati të djalit. Dikush për inati të vjehrrës. Në përgjithësi, “dashuria” politike Rama-Vuçiq ka ngjallur shumë emocione këndej. Nejse, krejt kjo s’ka të bëjë me fëmijët, me renë apo vjehrrën e askujt, ruana Zot! Është vetëm metaforë.

Sot, një autor apo një orator, kur flet për Edin duhet të sqarojë gjithçka, sepse e kapë ligji. Shpifje është gjithçka çfarë nuk i pëlqen Edit. Është bërë i brishtë, antibiotikët nuk i bëjnë punë, prandaj nxori Ligjin. Mbështilleni lapsin me kondom, autorë! Por, nëse nuk e përmend, Edi e pat politikisht. “Më shaj”, thotë ai sa herë e hapë gojën. Më shave, të shava, brisku i berberit thonë nga ne. Apo e thonë ndryshe? Nejse, gjithçka përshtatet. Edhe refreni i këngës së poçarit, i bie tamam kësaj situate të çoroditur me Edin. E keni dëgjuar, “Këngën e poçarit”? “Shamë shqip, aman”, lutet poçari në këtë këngë!

Ja pra, ku dolëm përsëri në fillim, te malli, te muzika dhe kënga “Shaj”. Pastaj, askush nuk e di qysh filloi gjithçka. Qysh ke tu ndejtë, Edi ia nisi me sha! Jo ashtu qysh shajmë ne, “ta bëfsha e ta kthefsha”, por filloi me “sha” politikisht. Fillimisht i shante vetëm ata që janë kundër romancës së tij rajonale. Pastaj filluan me “sha” edhe këndej, portalet e politikës! Rrjeti u fëlliq! Mos ja fut kot, Edi! “Dashuria” jote (nuk) është private! “Të tërheq zvarrë pesha që nuk e mban dot”? Shqipëria nuk ka të bëjë asgjë me këtë romancë. Bëjë politikë, Edi, dhe… mos “Shaj”!

Etiketat e lidhura

edi ramaFadil Lepajakosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili
Tani

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Para 18 minutash

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë
Para 23 minutash

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës
Para 32 minutash

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 12 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 11 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 11 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 12 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.