Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit

Forum E diel, 1 Gusht 2021 05:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Veton Surroi

Rusia në Mitrovicë, Serbia në Kuvend dhe Turqia në aeroport: mirëseardhje me ftesë të pushtetit të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

1.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjendja e sigurisë është kjo: NATO-ja ruan tërësinë tokësore të Kosovës pa kurrfarë ndryshimi fondamental në misionin dhe kapacitetin për ta bërë këtë. Nga perspektiva e NATO-s dhe çfarëdo analize objektive, Kosova nuk rrezikohet nga ndonjë agresion i armatosur nga jashtë apo brenda vendit.

Gjendja e sigurisë është edhe kjo: Rusia gjendet në urën e Mitrovicës, Turqia në sallonin VIP të Aeroportit të Prishtinës e Serbia në Kuvendin e Kosovës.

Si është e mundur kjo? Si është e mundur që NATO-ja ta ruajë tërësinë tokësore të vendit , por tri vende në formë aktive të shkelin mbi atë sovranitet të cilin e ruan NATO-ja?

Përgjigjja është e thjeshtë: NATO-ja mund ta ruajë tërësinë tokësore të Kosovës, por nuk ka mision ta administrojë atë. Administrimin civil e bëjnë kosovarët, andaj edhe ujku, apo ujqit kanë hyrë në torishtë.

2.

Rusia gjendet në urën e ndarë të Mitrovicës pa nevojë shpenzimi material apo njerëzor. Ndarjen e Mitrovicës e bënë së bashku komandantët shkurtpamës të UÇK-së dhe forcat e riorganizuara serbe në veri të vendit. Vizatimi i vijave të mundshme ndarëse mes shqiptarëve e serbëve ishte bërë më moti, dhe kjo ishte pjesë e doktrinës që doli nga zhbërja e Bashkimit Sovjetik, ai i të drejtës së rusëve (dhe serbëve) për të qenë në një shtet, apo të drejtës që të mos jenë të sunduar nga shumicat që nuk janë ruse. Veriu i Kosovës është për Moskën i njëjtë gjeopolitikisht si Abkhazia, Osetia e Donbasi i Ukrainës.

Rusia e mban urën e Mitrovicës me ndihmën e Serbisë. Serbia e mban urën e Mitrovicës si pjesë të bisedimeve që zhvillon me Kosovën. Kosova ka pranuar që për urën e Mitrovicës -dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me Kosovën, territorin dhe banorët e saj – të bisedojë me Serbinë. Bisedimet nuk kanë as cak e as afat. Mund të vazhdojnë sa të ketë tema dhe ftesë për të biseduar. Mund të vazhdojnë derisa të ketë diplomatë evropianë që ndërrohen në pozitat e tyre dhe bëhen ndërmjetës, me shpresën e fshehtë se do ta fitojnë çmimin “Nobel” për paqe.

Çfarëdo që të merren vesh Serbia dhe Kosova , shpresohet (nga BE-ja dhe Kosova) se do të marrë pëlqimin e Rusisë, që në fund, si anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’i japë një status që Rusia mendon se Kosova e meriton. Çka mendon Rusia e di vetëm Rusia.

Kështu, pushteti i Kosovës e solli dhe e mban Rusinë në urën e Mitrovicës.

3.

I njëjti pushtet e solli Serbinë në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri.

Kur filluan bisedimet me Serbinë , pushteti i Kosovës premtoi mu në fillim se do ta themelojë një autonomi territoriale politike të serbëve në Kosovë, të quajtur Bashkësi e komunave serbe. Për ta bërë këtë, kërkoi që t’i ketë votat e të gjithë serbëve në Kosovë. Prijësi i Serbisë, Vuçiq, e formoi një strukturë vertikale të përfaqësimit dhe serbët e Kosovës janë të përfaqësuar nga mendimi i tij dhe votat e tyre.

Qeveria e tanishme e Kosovës, sikur ajo e kaluara, nuk mund të formohej pa pëlqimin e prijësit të serbëve. Madje, për ta treguar këtë, Kuvendi i Kosovës duhej të priste disa orë derisa të mbërrinte fizikisht në Kuvendin e Kosovës mendimi i prijësit të serbëve.

Tash, Serbia ka ndërmend të vazhdojë ta dyfishojë praninë e saj në hapësirën publike të Kosovës. Do të jetë e pranishme, në hapësirën mbiterritoriale dhe mbietnike të Kuvendit të Kosovës dhe do ta themelojë Bashkësinë e komunave serbe, si një hapësirë territoriale dhe etnike të veten.

4.

Dhe, së fundmi, i njëjti pushtet e solli Turqinë. Ngadalë, a nuk ishte Turqia këtu? A nuk është pjesë e së njëjtës aleancë, NATO, që e ruan Kosovën? A nuk ishte Turqia ajo që ndihmoi këtë vend, edhe ushtarakisht, politikisht e ekonomikisht? Përse qenka problem ardhja e Turqisë?

Sepse pushteti (po e cilësoj në tërësi ndonëse këto ditë ka dhe do të ketë dallueshmëri aktorësh) po i ngatërron marrëdhëniet mike me Turqinë, por e sjell Turqinë si problem kur ajo këtu ishte si pjesë e zgjidhjes.

Këto marrëdhënie nuk janë prishur shkaku i organizatës së Gylenit. Për dy vjet rresht Kosova ka mbajtur marrëdhënie të mira me Turqinë ani pse Turqia ka kërkuar, pa pra, që Kosova të dorëzojë shtetas të Turqisë me leje qëndrimi në Kosovë, për të cilët Ankaraja zyrtare kishte dyshime për aktivitet kundër pushtetit të saj. Për dy vjet rresht, po ashtu, Kosova ka dhënë përgjigje të respektimit të sistemit të vet kushtetues e juridik; pra shtetasit mund të dorëzoheshin vetëm brenda procedurave ligjore të vendit.

Marrëdhëniet me Turqinë morën një goditje kur pushteti në Kosovë nuk respektoi ligjet e veta, rrëmbeu gjashtë qytetarë turq dhe ia dorëzoi shtetit të Turqisë në sallën VIP të Aeroportit të Prishtinës. Marrëdhëniet me Turqinë morën një goditje kur pushteti në Kosovë suspendoi sovranitetin e vet dhe e ftoi Turqinë që ta shtrijë sovranitetit e saj në sallën VIP të Aeroportit të Prishtinës.

Marrëdhëniet me Turqinë morën goditje kur pushteti në Kosovë krijoi një problem që nuk ishte dhe ky problem tashmë ka reperkusionet e veta. Mbrojtja e ligjshmërisë në Kosovë mund të quhet veprim anti-Turqi; nëse Kosova ka mundur të dorëzojë gjashtë “terroristë”, përse nuk mund t’i dorëzojë 200?

5.

Prania nëntëmbëdhjetëvjeçare e Rusisë në urën e Mitrovicës, ajo shtatëvjeçare e Serbisë në Kuvendin e Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ajo e javës së kaluar e Turqisë në sallonin VIP të Aeroportit të Prishtinës janë bërë me ftesë të pushtetit të Prishtinës.

Sepse, siç kishte shkruar intelektuali i famshëm austriako-britanik, Arthur Koestler, “ne jemi të shtyrë drejt përfundimit… se problemi me specien tonë nuk është tepricë e agresionit sa teprica për devocion fanatik”. Devocionit ndaj pushtetit të injorancës.

Themelues i “Koha Ditore”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.