FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mos zini të dashura shqiptare se do harroni pse keni ardhur

Nga Ylli Dylgjeri

Ishim mirë këto vite vetëm me informacionin që jepnim e merrnim në Facebook. Veç zyrave të krimit ekonomik u zgjeruam edhe me portalet antikorrupsion, që qeveria i hapi andej- këndej në ministri e institucione.


Më tej shtuam edhe bilbilfryesat në radhët tona. Por s’mjaftoi. Shpikja e Qytetarit digital, ishte gjetja që turbulloi gjithçka në skenën e krimit ekonomiko-polik. Informacioni korruptiv rridhte lumë, por mungonin specialistët e pavarur. IMSI Catcher punonte ilegalisht…
Së fundi, votuam edhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sërish rezultati vonoi. Drejtësia ishte e shtrembëruar. Duhej ndryshim…
Reforma u votua me konsensus.
Vjen FBI
Nga kjo javë në Shqipëri vinë “djemtë nga Arkansasi”. Vjen FBI. E kërkuam dhe e votuam. Nuk donim të merrnim e jepnim informacion vetëm në Facebook? Informacioni do ti jepet taze edhe FBI-së amerikane. Është aleati ynë strategjik.
Pastaj, nuk është e panjohur kjo punë për ne. Ky është zanati ynë tradicional e i kahershëm. Fillimisht gojë më gojë. Pastaj syrin te vrima çelësit. Pastaj veshin në derë. Më pas me letra te “gështenja me zgavër”, me bashkëpunëtorë… dhe e fundit është skuadra FBI-së midis nesh.
Mirëserdhët boys!
Këtu, ka punë për sot e për nesër.
Uroj të mos zini të dashura shqiptare, e të harroni pse keni ardhur. Shokët tuaj që erdhën vite më parë nën emrin ICITAP etj, sot janë të martuar. I doni emrat ?
Ju priftë e mbara!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?