Ndërtimi në Butrint. Ironia e Dylgjerit: Publiku sqarohet para se ta hajë salçiçen…

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deklaroi sot se janë pezulluar punimet në zonën e Butrintit. Kumbaro në një deklaratë për mediat nga Butrinti tha se nuk është takuar me përfaqësues të firmës për të diskutuar për kontratën.

Gjatë javës së fundit, ministrja mbrojti para Komisionit të Mediave në Kuvend vazhdimin e punimeve brenda parkut arkeologjik. Ndërsa sot nuk ka dhënë detaje për arsyet e bllokimit. Indirekt ministrja ka pranuar se punimet kanë nisur në shkelje të plotë të ligjit.

Këtë situatë e ka ironizuar gazetari Ylli Dylgjeri. Në një koment në Facebook ai thotë se Ministrja duhet të sqaronte opinionin para se të niste punimet.

Postimi në Facebook i gazetarit, Ylli Dylgjeri:

Publiku sqarohet para se ta hajë salçiçen…

Më bëri përshtypje qëndrimi i fundit i Ministres se Kultures lidhur me ndertimin në Butrint. Zonja e nderuar Ministre ka ndaluar punimet nën okelon: Deri sa të sqarohen të gjithë!
Dakort. Por nuk do të ishte më mirë që pa filluar punimet të sqarohej publiku. Pra, të sqarohej pa u ndërtuar njësia sociale ” Hako”. Sepse publiku s’qarohet përpara se ta hajë salçiçen!
Edhe vetë “Hako” bën publicitet përpara se të hedhë në treg sallamin e ri.
Pas salçiçes, publiku mbetet i ngopur…ose i dhunuar.

SHKARKO APP