Ndryshimi Kushtetutes që shkatërroi procesin Zgjedhor në Shqipëri !
Nga Zef Bushati –
Vazhdon debati formal dhe propogandistik per gjoja ndryshime te Kodit Zgjedhor. Praktike e vjeter e cila “rilind” sa here qe problemet ne Shqiperi rriten dhe vemendja duhet te largohet nga akuzat e ndersjellta PS & PD qe i bejne njera tjetres per korrupsion, kriminalitet, kontrabande ( vecanerisht droge, se per kontrabandat e tjera nuk kujtohet asnje institucion pergjegjes ), per prostitucion, mafje, varferi ekonomike, papunesi, etj. Ne procesin e “ndryshimit” te Kodit Zgjedhor vazhdon qe prej 28 vitesh edhe bashkpunimi me specialiste te OSBE/ODHIR, BE, Gjermane, etj. Te gjithe bejne sikur ! Edhe pse te gjithe specialistet e huaj nder vite, e dine mire qe eshte nje paradoks dhe nje konflikt i hapur interesi qe dy partite kryesore te vendit kane te bejne me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ato vazhdojne te bashkepunojne me PD & PS dhe natyrisht per interesat e tyre partiake. Kjo ndodh ne Shqiperi dhe vetem ne Shqiperi. Ne Gjermani kurre nuk ndodh, as ne France e Angli, dhe as ne nje shtet tjeter Europian qe dy partite me te medha, njera ne Maxhorance Qeverisese dhe tjetra me e madhja e Opozites, punojne se bashku per te bere rregullime dhe ndryshime tek Ligji Zgjedhor ne favorin e tyre. Eshte njesoj si te marrin pjese 30 Subjekte ne nje Tender dhe dy pretendentet kryesore per te fituar Tenderin te percaktojne kerkesat, kriteret, ofertat, pra termat e references ne favorin e tyre. A nuk eshte ky nje konflikt interesi ? A nuk eshte kjo nje loje qesharake ? Te gjithe e dine qe Tenderin ( Zgjedhjet ne rastin tone ) do ta fitojne dy Kompanite ( Partite kryesore ). Te tjeret diskriminohen, tallen, perdoren, poshterohen. Historia qe perfundimisht shkaterroi Procesin Zgjedhor ne Shqiperi eshte fimosja e Marreveshtjes PD & PS per te ndryshuar Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne vitin 2008 kur Pushtetin e Maxhorances Qeverise e kishte Partia Demokratike.
Cfare thote Kushtetuta ? Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Pjesa e Pare- Parime Themelore Neni 1, Pika 3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.( Koha ka vertetuar se Zgjedhjet, ne kundershtim me Kushtetuten, vetem te barabarta nuk kane qene e nuk jane. Dy partite PD dhe PS sistematikisht gjate 28 viteve diskriminojne partite e tjera jo Parlamentare duke i quajtur “te vogla” e duke mos i lejuar asnje hapsire barazie ne garen Zgjedhore. ) Tek Kreu III i Kushtetutes, Lirite dhe te drejtat politike, ne Neni 45, Pika 4. shkruhet : Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. ( Koha ka treguar qe Vota, ne kundershtim me Kushtetuten, nuk ka qene e nuk eshte vetjake dhe e barabarte. Ne shumicen e rasteve eshte ne doren e “te parit te fisit”, eshte ne doren e ” te fortit te Lagjes, Fshatit, Komunes ” apo e “te fortit te Qytetit”. Natyrisht qe “te fortit e fshatit ” u sherbejne “Te forteve” te politikes. Dhe kjo menyre votimi eshte e sanksionuar me Ligj ne Kodin Zgjedhor ne kundershtim me Kushtetuten.) Por historia e shkaterrimit te Procesit Zgjedhor eshte Shfuqizimi i Neneve 153 dhe 154 Pjesa e dymbedhjete. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
(Shfuqizuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008, neni 10) si rrjedhim e marrveshtjes se firmosur PD & PS. Cfare thoshte neni 153 dhe 154 per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe nuk i pelqente PD-se dhe PS-se ?
Neni 154 i Kushtetutes nga data 21 Tetor 1998 e deri me 21 Prill 2008 ishte :
1- Komisioni perbehet nga 7 Antare, te cilet zgjidhen per nje mandat 7 Vjecar. Dy antare zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikes dhe 3 antare te tjere nga Keshilli i Larte i Drejtesise.
3.- Antaresia ne Komision nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter shteterore dhe politike.
4.- Subjektet Elektorale caktojne perfaqesuesit e tyre prane Komisionit. Ata nuk kane te drejte vote.
Pra kontrolli i KQZ nuk ishte plotesisht nen pushtetin e PD-se dhe PS-se. Nga Antaret e KQZ, vetem dy prej tyre i propozonte PD-ja dhe PS-ja, 2 antare vareshin nga Presidenti i Republikes dhe 3 nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Mendoni po te ishin keto Nene sot keshtu. 2 Antare do ti propozonte Presidenti Meta dhe 3 Antare Keshilli i Larte i Drejtesise i dale nga Vetingu. Pushteti i PS & PD per te kontrolluar Procesin Zgjedhor do te binte. Kjo i frikesonte dhe i frikeson dy Partite 28 Vjecare ne Pushtet se mund te humbnin pushtetin dhe nje parti tjeter do te merrte Maxhorancen Qeverisese. Per te mos lejuar qe te ndodhe kjo, ATO, pra PD & PS firmosen per Shfuqizimin e Nenit 154 te Kushtetutes me 21 Prill 2008 qe i hapi rrugen PD dhe PS per ta kthyer Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne nje komision POLITIK, ku tre Antare propozohen nga PS, tre Antare nga PD dhe nje Antar nga nje Parti prane PS kur PS eshte ne Pushtet ose nga PD kur PD eshte ne pushtet. Ky shfuqizim i ketyre Neneve shkaterroi Procesin Zgjedhor ne Shqiperi, i hapi rrugen militanteve partiak, i hapi rrugen vjedhjes dhe blerjes se votes, i hapi rrugen atyre krimineleve, banditeve, dallaverexhinjeve, te korruptuarve qe u vune ne sherbim te krereve te Partive kryesore per te manipuluar provesin ne kurriz te votuesve shqiptare, te cilet, votonin per nje subjekt politik, por qe vota e tyre perfundonte vetem tek dy partite kryesore. Si konkluzion: nese Kodi Zgjedhor nuk hiqet nga thonjte e PD dhe PS, dhe te rikthehet tek ekspertet e specialistet juriste, per ta ndryshuar brenda standarteve te shteteve antare te BE, brenda standarteve te Gjermanise, Frances, Anglise, etj. nuk do te kete ndryshime pozitive ne Shqiperi. Pergjegjesi per kete situate te krijuar kane edhe perfaqesuesit e BE dhe te OSBE/ODHIR ne Shqiperi, edhe ekspertetet e huaj qe vijne per te keshilluar, por pa u thelluar ne problemet e Ligjit Kushtetues dhe Ligjeve te tjera qe rrjedhin prej tij dhe pa kontaktuar me te gjithe palet e interesuara. Mbas ndryshimeve Kushtetuese ne vitin 2008 politika e PS & PD hyri ne rrugen e injorances korruptive dhe u largua nga rruga e drejtesise juridike, por kjo edhe si rezultat i “indiferences” dhe “tolerances” se drejtuesve te BE dhe OSBE ne Shqiperi. Shqiperia pa kryer nje reforme te thelle dhe te plote Zgjedhore veshtire se do ti hapet dera per tu antaresuar ne Bashkimin Europian. Kete garanci shqiptareve ja ka dhene Kancelarja e Gjermanise Zonja Merkel e cila do te mireinformohet per te gjithe mbarevajtjen e ketij procesi.