Në 2016 Rilindja rrëzoi propozimin për Magjistrantët
Nga: Ylli Manjani
Në muajin shkurt 2016 i propozova qeverisë një nismë ligjvënëse për të hapur Shkollën e Magistraturës ndaj të diplomuarve jashtë vendi, studentëve të ekselencës, si dhe rritjen në total të kuotave të pranimit.
Projekt ligji motivohej kështu:
“…… Reforma në Drejtësi që është projektuar pritet të krijojë vakume të mëdha në burimet njerëzore. Ndaj, e gjej me vend ti paraprijmë këtyre vakumeve me kuota sa më të larta pranimesh në shkollën e Magjistraturës….” etj, etj.
Pra e kam propozuar një zgjidhje që në 2016, rreth 2.5 vite me parë! Po të kishte veshë për të dëgjuar dhe vullnet për të vepruar, Rilindja por edhe LSI do ishte zgjidhur goxha mire vakumi që ka sot!
Nëse do fillonin studimet 70 apo 100 studente në vitin 2016, vitin e ardhshëm ata do ishin gati për të hyrë në sistem.
Tani zhgarraviten për të bërë shumë me pak, pa pyetur fare se po zhbëjnë sistemin e ri që e bënë gjithë tangërllëk!
Akoma pa i zbatuar ligjet e reja propozojnë ti shkelin me të dyja këmbët!
Se ç’është madje dhe një ish ambasadore që kërkon edhe seancë të jashtzakonshme për një ligj ANTI-REFORME dhe të KORRUPTUAR!
E kërkon pasi “e ndriti” me seancat e zakonshme!
Po fundja ta provojnë me seancë vere! Le ta mbledhin Parlamentin te vila që bleu pa tender!
Kush e di…