Në kujtim të protestës që sot u shua edhe zyrtarisht

Nga: Mentor Kikia

Sot u mbyll kapitulli. U mbyll zyrtarisht. Protesta e studentëve përfundoi edhe në dy-tre vatrat e fundit ku ishte transformuar në formën e një bojktoi, apo zaptimi të mjediseve universitare. Nga e hëna mësimi do të rifillojë tërësisht.

Nuk u mbyll në mënyrën e duhur, në mënyrë dinjitoze. U tërhoq zvarrë, u zvenit, u zbeh, pa shkëlqim, ashtu siç meritonte. Nuk mori atë që duhej të merrte, nuk prodhoi atë që duhej të prodhonte, nuk përmbushi atë që prisin qytetarët, ata që qëndronin indiferentë pas vetratave të kafeneve, para televizorëve me telefona në dorë.
Nisi e kulmoi për një javë. Kërkoi pak, përciptazi. Nuk ditën, nuk deshën, nuk mundën. Ishin të rinj, kishin frikë nga politika. Ndërsa politika shkarkoi të gjitha bateritë e saj të “shërbimeve sekrete rinore”, për të shuar, zbehur, deformuar. Dhe ia doli. Të gjitha partitë, në pushtet e opozitë ia dolën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta, organizimi më masiv rinor e studentor në 28 vjet nuk arriti të rrëzojë dot një ligj, e jo më të godasë një sistem politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të duhej të kishte shërbyer si model i një institucioni, institucioni i munguar i reagimit qytetar, për çdo qeveri. Por për fat të keq nuk u bë. Ishte një shans, jo për të rrëzuar një qeveri, por për të shkundur nga themelet një sistem të deformuar e të korruptuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?