Në pritje të takimi historik, Singapori i blinduar

Vetëm gjashtë muaj më parë, retorika e ashpër mes presidentit të shteteve te bashkuara dhe liderit të Koresë së Veriut, u mendua se do ta çonte botën drejt një lufte të re. Donald Trump e Kim Jong Un kërcënonin njëri tjetrin me lancimin e raketave ndërkontinentale, të cilat nëse do të ishin shkëputur nga toka, mund të sillnin pasoja katastrofike.

Me gjithë “garën” se kush e ka butonin bërthamor më të madh, sot Trump dhe Kim Jong Un ndodhen në Singapor, në pritje të samitit të shumëpritur të 12 qershorit.

Sytë e rajonit, Kinës dhe Koresë së Jugut, janë drejtuar nga Singapori. A do arrijë Trump një marrëveshje dhe ta binde Kim Jong Un të heqë dorë nga program i tij bërthamor?

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo gjë është në tryezë, madje, duke parë që SHBA-të kanë një president të paparashikueshëm, mund të ndodhë që Trump ta braktisë takimin nëse nuk arrin një marrëveshje. Vetëm 2 ditë më parë ai u largua nga samiti I 7 vendeve më të industrializuara të botës, për shkak se nuk arriti të gjente një rrugë të mesme mbi tregtinë me BE-në pas tarifave të reja që vetë ai i ka vendosur në kuadër të planit të tij “Amerika e Para”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Delegacioni i SHBA ndërkohë është takuar me përfaqësuesit e Kim Jong Un në Singapor, vetëm disa orë para takimit të shumëpritur. Mediat nuk kane mundur te mësojnë shumë detaje nga bisedimet e mbajtura mes delegacioneve.

Trump do të takohet me Kim Jong Un në orën 09:00 të martën në Hotel Capella në Sentosa Island të Singaporit. Siguria është në nivelin e saj më të lartë. Singapori ka investuar 10 milionë dollarë, për ta garantuar sigurinë gjatë samitit mes dy udhëheqësve. Madje qeveria ka evakuuar edhe zonat e afërta pranë hotelit ku do të mbahet takimi historik, ndërsa të gjithë vizitorët do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?