Nga Ylli Dylgjeri/Magjistari Prençi( Shemsi) parashikon tërmet!

Po, po, edhe si tërmeti i vitit 1967 -na thotë. Shkon dhe më tej me krahasime shkencore. Tërmetet thotë Prençi kthehen 1 herë në 50 vjet! Mirë që s’thotë që ngjajnë dhe me diktaturat! Por jo! Atë që se parashikon amerikani e japonezi e parashikon Prençi.

Sapo e lexova këtë lajm në BallkanWeb, që më rëntë termeti, mora në telefon nje Profesor të njohur të fushës. E lexove Prençin se ç’thotë për termetin që pritet të bjerë së shpejti- e pyes.

Po-më thotë, dhe më tregon një histori të jetuar të termetit të vitit 63 në Shkup. Kur ra termeti i Shkupit më tregon profesori, dridhjet kishin ditë qe trondisnin qytetin. Popullsia e alarmuar kish braktisur shtëpitë e gdhihedhin jashte në lulishtet pranë pallateve. Situata e rendit dhe panikut po i dilte nga duart autoriteteve të qeverisjes. Atëhere Jugosllavinë e drejtonin komunistët.

Kështu, u morr një vendim nga Komiteti i Partisë në Shkup që të qetësohet populli. Dhe kështu u bë. U dha një urdhër që Drejtori i Institutit Sizmologjik të dilte në media e të qetësonte publikun. Urdhëri i partisë nuk diskutohej. Drejtori shkencëtar, del në mbremje e u thotë njerzve që të kthehen në shtëpi se nuk ka tërmet. Dikush e besoi e hyri në shtëpi. Por …atë në natë në zbardhur ndodhi hataja e madhe qe njihet si Termeti i Shkupit.

Demet ishin të mëdha. Pallate të tëra ishin shëmbur. Atë mëngjez del nga shtëpia e tij gjysëm e prishur edhe Prifti i Shkupit. Kish marrë rrugën drejt kishës së rrënuar. Pasi bën ca rrugë, përballet rastësisht me Drejtorin e Sizmiologjikes.

Mirëmëngjez Uratë- e përshëndet Drejtori
Mirëmëngjez shkenctar- ia kthen Urata
Unë shkencëtar? Po të isha nuk do ndodhte ky qamet- ia kthen Drejtori
Të ndoqa mbrëmë – i thotë Urata dhe kam një këshillë për Ty. Bëj kujdes kur flet për këto punë bir! Sa më dëgjon kur lutem Unë Ai lartë, aq të dëgjon kur flet edhe Ty Ai poshtë.

Ndaj kujdes zoti Prençi. Nuk të dëgjon edhe Ty
“ky poshtë”.

SHKARKO APP