Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:35 U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar ditën e sotme pas shkarkimit të saj nga kryetari i bashkisë,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Një akt për të shpëtuar Shtetin”

Forum E diel, 26 Shtator 2021 18:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agim Nesho*

Presidenti Meta bëri aktin e fundit për të shpëtuar shtetin. Një veprim patriotik, i përgjegjshëm dhe largpamës për të treguar çfarë i duhet Shqipërisë në këto momente të një krizë të thellë politike për të vazhduar integrimin e saj drejt perëndimit.
Ishtë një akt politik i një burri shteti për të shmanguar përplasjen civile dhe shkatërrimin e institucioneve dhe kthyer Shqipërinë drejt kaosit politik. Në qoftë se Presidenti Meta nuk do të ngrihej mbi interesat partiake dhe do të mbështeste opozitën e bashkuar, atëherë do të qëndronte i heshtur duke i lënë rrugë një lëvizjeje demokratike për të mbrojtur vlerat e sistemit dhe rikthimin e demokracisë funksionale. Lubonja ka të drejtë kur thotë se e keqja zhduket me revolucion për të mos u kthyer më kurrë. Akti i Presidentit dëshmon përgjegjësinë ndaj vendit, interesave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një akt patriotik për zgjidhjen e krizës, jo zgjidhjen e problemit.
Por akti i Presidentit, në vend që të konsiderohej si një akt në shërbim të vendit, u godit me egërsi nga maxhoranca, që nuk do të humbasë avantazhet e ndërtimit të një pushteti autoritar dhe një shteti të kapur, ku krimi dhe korrupsioni kanë prishur edhe fasadën e një shteti demokratik. Në një vend ku të gjitha institucionet janë të kapura nga pushteti, ku mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, zgjidhja e propozuar është një zgjidhje politike për t’u dhënë mundësi palëve për të reflektuar dhe gjetur një zgjidhje institucionale. Por duketse gjërat kanë shkuar thellë dhe interesat okulte të një pushteti ta kapur nga oligarkët, nga interesat e drogës dhe krimit të organizuar, kërkojnë të mbajnë me çdo kusht pushtetin.
Në vend të Gjykatës Kushtetuese përdoren organe të tjera si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të hedhur poshtë dekretin presidencial??! Qëkur një organ për administrimin e zgjedhjeve merr tagrin e vlerësimit të dekreteve të Presidentit?
Rezoluta kundër Presidentit, në një Parlament fasadë dhe me anëtarë të vënë në rresht, është veprim i fundit antidemokratik i një pushteti të korruptuar. Veprimi për shkarkimin e Presidentit është një akt i paprecedent në demokracitë perëndimore, aq më shumë kur ky i fundit kërkon një zgjidhje në interes të shtetit.
Racionaliteti në këtë vend ka humbur me kohë dhe partitë feudale klanore shqiptare mund ta çojnë vendin drejt përplasjes dhe së keqes. Ajo që do të kuptohet nga ky moment është përpjekja e Presidentit Meta për mos ardhur në pushtet një diktator.
Nëse nuk dëgjohet dhe respektohet vendimi i Presidentit, atëherë fjalën duhet ta ketë populli.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

* Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 5 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 9 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 15 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 17 minutash

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.