Një JO… për shqiptarët do të thotë PO për….?

(Një letër për Zonjen JO-001)
Nga Aldona Sylaj –
E dashur zonja JO,
Kjo jo, jo rastësisht me është dukur si një bajonete e zezë mbi barkun e nënës shqiptare shtatzënë,…?!
Gjithmonë pas një jo-je ka një po të fuqishme, bazuar në faktet historike-politike që zonja jo ka shfaqur gjate historikut të zhvillimit të BE (zonja jo i referohet Holandës shtet anëtar i BE).
Zakonisht për ne shqiptarët, historia ka treguar se kur të kam vrarë edhe fëmijën në bark, edhe mund te te them po se natyrshëm të kam shkatërruar të ardhmen, të kam shkatërruar shpresën, të kam shkatërruar dijen të kam shkaterruar genin….. të kam shkatërruar trashëgiminë…, kjo bazuar në fakte historike, folkun e gojëdhënat sot e mijëra vjet.
Pse një jo për shqiptarët e shekullit të 21.
Dilemë apo sfidë e nje shteti anëtar të BE apo thjesht JO holandeze për shqiptarët, sepse për skepticizëm s’bëhet fjalë dhe natyrshëm nuk ka vend.

Të nderuara zonja shqiptare, pse gjithmone ka një JO për NE popullin shqiptar? Arësyetimi do të vijonte natyrshem, kujt po i ofrohet një Po e fuqishme me forcën e një zonje europiane që sot e më herët ka luajtuar rolin e një princeshe në BE (në kurrizin e aleancës bene lux- franko –gjermane dhe një plani mbështetës MARSHALL).
Vijueshmëria e një marrëveshje apo e një pakti jo gjithmone ndodhë se është thjeshtë dhe vetëm marreveshje, së pari përcakton një qëllim, qasje, vazhdimësi dhe projeksion realist dhe gjeopolitik, në kuptim të një marrëveshje ndërkombëtare dhe asociuese me një subjekt ndërkombetar siç është BE në këtë rast.
A duhej një JO arisokrate për Shqipërinë si sh.a i BE dhe një shteti që ofron qëllimin dhe jo mjetet për të qënë shtet anëtar, kur BE europianiste pretendon të jetë një aktor i rëndësishëm dhe është politike stabilizuese e diplomatike në marrëdhëniet ndërkombëtare?!
Kjo JO nuk është për shqiptarët…pse?!
Nuk eshte nje jo per qeverine e popullit shqiptar nuk eshte nje jo per opoziten shqiptare nuk eshte nje jo per parlamentin shqiptar, eshte real nje jo per cdo grua per cdo vajze per cdo djale, baba, vella e cdo shqiptar kudo qe eshte, ku flet, jeton, diturohet,punon, kendon,vallezon, pikturon zbulon, kerkon,cdo institicion ku shqiptaret drejtojne sukseshmem eshte nje jo per cdo mbeshtetje qe shqiptaret kane arritur bazuar ne vlerat e tyre qe krejt natyrshem jane ekzistencialiste edhe per vete BE dhe institucionet e tyre, kur promovimi i tyre ka qene nje sukses ne republiken e shqiperise dhe me shume diplomaci BE i ka gjetur dhe konsoliduar ketu
Kjo jo sot i adresohet diplomacise europiane, politika per bashkepunim dhe siguri te jashtme ne arenen boterore dhe ballkanit perendimor,nje po maqedonase eshte krejtesisht jetime pa po-ne e shqiptareve
Kjo jo i adresohet nje politike efektive nderkombetare ne ballkanin perendimor kjo jo i adresohet Shba dhe rolit tr saj ne ballkan
Kjo jo i adtresehet natos misionit rolit dhe faktorizimit te saj ne shtet anetare
Kjo jo i adresohet te drejtave dinjitetit the qendresese se nje populli
Kjo jo i adresohet te drejtes per levizje te lire te mallrave dhe kapitaleve te nje populli
Kjo jo i adresohet nje memorie dhe kujtese historike…kapital i vlerave njerezore te nje eposi historik
Kjo jo i adresohet shteti ligjor BE DHE USA implementojne reformen ne drejtesi si nje nga vlerat me aktuale te vete be dhe jo rasestisht ne republiken e Shqiperise pasi sigurisht ekziston nje potyencial juridik dhe njohes i vlerave juridike te nje sistemi exoficio
Kjo jo i adrsohet nje diversitetit kulturor e fetar te republikes se shqiperise
Kjo jo i adresohet demokracise funksionale te shqipersi qe ne kuptim te evoluimit te ketij procesi politika eshte nje nga vlerat e ketij perfaqesimi sepse ne menyre individuale dhe ne grup shpreh interesa dhe produkte qe cdo lloj qytetari europian do ta kishte zili…ku diversiteti polit nuk zbeh ne fakt qellimet kryesore dhe krenarine e nje populli solid dhe zemermire.
Kjo jo i adresohet institucioneve te BE qe thuajse nuk tenton ti njohe sepse ne traktat ke te drejten te kundershtosh….
Kjo jo shkon i adresohet te drejtes per te diskriminuar…qe rrezikon te kete penalti ne ndonje gjykate europiane….
Kjo jo i adresohet vete popullit hollandez qe pa dyshim nuk ka dhe nuk mbeshtet kete lloj vlerash…qe ndoshta rastesisht ka ndonje minister qe e thote…
Kjo jo shkon per cdo hollandez dhe shqiptar qe bashke vuajne ndoshta denimin dhe trajtohen njlloj ne institucionet hollandeze ku as aty nuk ka asnje lloj dallimi dhe te dy evuajne bashke denimin si qytetare europiane, si human me te drejta qe zoti dhe kartat ju dhane pas betejave historike per te shkruar me gjak te drejtat e tyre …
Kjo jo i adresohet nje brezi qe u rrit me kete ide
Kjo jo i adresohet nje dashurie per dijen
Kjo jo i adresohet Shqiperise?!
JO kjo JO i adresohet vetem atyre qe momentalisht kjo zonje eshte e detyruar tu thote pooooo dhe vetm poooo.
Nje jo e thene sot kam bindjen se eshte nje po e heshtur lutese deri ne kufijte ku te lejon gjeopolitika dhe diplomacia neser
Nese eshte nje nje skile per tu terhequr nga provesi i vlerave dhe sigurie e drejtesise une kam te drejte te them jo jam me shume se e bindur e kam qellim e kam vlere e kam histori e kam te ardhme e kam sepse jam Shqiperia europiane me akte ose jo, edhe ketij procesi i jam drejtuar si sikur Drini neper male.
Kur ke thene kaq shume joooo kujt vlere i ke thene po nje pyetje qe vete BE duhet tia beje se pari shtetit anetar …zonjes jo
Dhe procesi vazhdon….
Shqiperia(jo vetem kaq) eshte zonje qe historia nuk e perbalti dot as me krajle e diktatore e pashallare e as me mnisteriale e qeveri e as me Jo ….nuk eshte here e pare ….por eshte e veshtire te thuash PO ka nga ata qe dine te thone BURRRA E GRA SHTETESH QE BENE HISTORINE BOTERORE FALEMINDERIT zonja JO.
P.S.
Zonja JO, sa vlere ka nje jo kur mbyll nje porte…deti nuk ka porta….aty fshihet nje dashuri e pafundme shqiptare.ju zonja JO po i thoni nje zonje(nene shqiptare) JO.

SHKARKO APP