Një status që më bëri të reflektoj

 

Nga Gjergj Bojaxhi

Ingrid Xhafa është një vajzë e re që studion për politika publike në Britani. Ajo është në dilemën nëse duhet të kthehet në Shqipëri kur të mbarojë studimet këtë verë apo, si mijra shqiptarë të mirëshkolluar, të kërkojë të ndërtojë jetën e saj tjetërkund në botë. Sot ka postuar një status që më bëri të mendoj e reflektoj dhe që dëshiroj ta ndaj me ju (me leje te saj):

“Nuk ka neveri me te madhe se te shohesh se si kandidatet per kryetare bashkie perqafojne, shtrengojne duart, buzeqeshin me invalide, pleq, te rinj, te papune, etj, etj. Teatri me i shpifur i hipokrizise, shfrytezimit, mizorise!

Mos ti shperndajme fotot e tyre, t’i bllokojme keta njerez qe te na hyne ne mendime, te na genjejne, te na shuajne pritshmerite, te na zhveshin shpresen, te na vjedhin qe te pasurohen e pushtetohen me shume. Gjithekush nga ne duhet te di se askush prej tyre jo vetem qe nuk na do, por nuk ndihet aspak pergjegjes perpara nesh.

As 1 here ne 4 vjet, kur na shfaqen te dera nuk na sherbejne. Vijne vetem ne kohe fushate, ne kohe kolere, qe te na vjedhin fytyrat qe te dalin bukur ne fotografi e na mashtrojne me preteksin se jua ndjen per ne. Mos t’i duartokisim! Le t’i trajtojme keq! T’u kerkojme llogari! Le te behemi arrogante dhe te tregojme qe nuk i mikpresim ne shtepite, lagjet, qytetet tona hijenat dhe genjeshtaret.

Njehere te vetme t’i bejme te mendojne dy here kur na genjejne dhe te na vije turp nese jemi kapur tek tuk ne ndonje fotografi duke duartrokitur shfaqen e mjerimit tone!”

SHKARKO APP