Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Forum E mërkurë, 10 Mars 2021 13:57
Një telendar me pushtet për mandatin e tretë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Enton Abilekaj

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhurojë vendit një fushatë të qetë dhe zgjedhje normale. Në spektaklin personal sot, bëri atë që nuk i shkonte askujt ndërmend, i linçoi personalisht, me fotomontazhe dhe fyerje të gjithë eksponentët e opozitës. Me foto të montuara për kontrast me kandidatët e tij, të vjedhura nga memet, që deri sot askush nuk mund ta besonte që i bënte vetë, Edi Rama si një telendar profesionist, përdori audiencën për të linçuar shqiptarët që nuk mendojnë si ai.

Më keq se “daci baot” apo fletërrufetë e komunizmit, më keq se gjyqet popullore, më keq se shpalljet nëpër gazeta. Më keq se operacionet e fshehta të Putinit, më keq se sajesat e Erdoganit, Edi Rama ka vendosur të kërkojë mandatin e tretë, kundër shqiptarëve që nuk e duan, kundër atyre që nuk do ta votojnë, kundër atyre që do votojnë për opozitën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fotomontazhin e turpshëm të shoqëruar me komentet prej telendari lagjeje, ai u dha mesazhin shqiptarëve se vetëm ata që janë me të mund të quhen të mirë, të tjerët janë të këqinjtë. Më shumë se linçim, ishte një ndërsim i çetës gjithmonë e më të vogël që e mbështet, për të sulmuar personalisht dhe familjarisht, fizikisht dhe moralisht këdo që mendon se Edi Rama nuk duhet ta fitojë mandatin e tretë. Ata që bullizojnë më të dobëtit, ata që abuzojnë me fuqinë për të nënshtruar apo linçuar të tjerët, kanë marrë sot shembullin se si ky krim social, mund të realizohet me mjetet moderne, se si pisllëku mund të shtrihet në mënyrë kapilare, duke u shpërndarë nga vetë Kryeministri, se si mbeturinat ushqimore trupore mund të dalin edhe nga goja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pasi prishi marrëveshjen e 5 qershorit që garantonte vetëm pak më shumë mundësi për zgjedhje më të mira, pasi ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme duke injoruar dhe thirrjet e BE dhe SHBA, pasi e përshtati Kodin Zgjedhor për listën e tij të vetmuar, pasi hapi pazarin e blerjes së njerëzve nga PD dhe LSI, pasi futi në listë të njëjtët emra personash problematikë që janë evidentuar të lidhur me krimin ordiner apo elektoral, tani ka vendosur të shpërndajë pisllëkun me gojën e tij, të shkatërrojë çdo etikë elektorale, të na çojë në zgjedhjet më të shëmtuara, më të papranueshme në histori.

As Sali Berisha i 1997 nuk e bëri kështu. Pavarësisht se e përçau vendin pas krizës që shkaktuan firmat piramidale, pranoi një Kryeministër socialist për të organizuar zgjedhjet dhe bëri fushatë të barabartë. As Fatos Nano në 2005, kur kërkonte i vetëm mandatin e tretë, nuk i prishi zgjedhjet. As Sali Berisha në 2013 nuk i çoi në këtë derexhe për të fituar mandatin e tretë. Në ikje, ata mundësuan zgjedhjet e tranzicionit, pa shkelur mbi gjithçka, pa e vënë delirin dhe grykësinë mbi fatet e vendit që rrezikohej nga vazhdimësia e tyre.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Edi Rama po shkatërron gjithçka, çdo garanci, çdo parim, çdo shenjë etike që i ka mbetur politikës së diskretituar të tranzicionit. Ikën apo rri, ka vendosur që vendi në 26 prill të jetë një shkretëtirë morale, se ekonomike dhe sociale, ia arriti ta bënte përpara 25 prillit. Spektakli i sotëm është paralajmërimi se frika, babëzia dhe deliri të bashkuara tek njeriu që duhet të garantojë zgjedhjet e lira dhe të qeta, mund ta çojnë vendin në konflikt. Kjo përçarje e qëllimshme, për t’i kthyer zgjedhjet, nga një konkurim për zgjidhjen më të mirë, në një luftë për ekzistencë mes socialistëve dhe demokratëve, mund të sjellë vetëm qeveri të keqe, zgjedhje të kontestuara dhe dhunë. Të inspiruara nga një njeri i pangopur me pushtet, që është duke shkatërruar gjithçka për interesin e tij dhe nuk ka askënd për ta kontrolluar.

Etiketat e lidhura

edi ramaEnton Abilekaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.