Nuk është adhurim i Ramës për ushtarakët, por për “postin e gjeneralit!

Nga Mero Baze /

Të përpiqesh të gjesh arsye politike apo administrative pse Edi Rama ka zgjedhur 12 ushtarak për prefekt të Shqipërisë, është një mision I dështuar. Vendimi në tërësinë e vet duket se ilustron më shumë metodikën dhe mesazhet që kërkon të jap kryeministri, kur merr vendime të tilla, se sa ndonjë sfidë që kërkon formim ushtarak në administrim.

Është pak a shumë si shumë individë të tjerë që kur nisen të bëjnë diçka, nuk e kanë mendjen tek përmbajtja, por tek zhurma. Për shembull kur Berisha shpik një lajm, nuk e ka fare mendjen tek përmbajtja. Thotë disa herë me mendje si do të jetë titulli I atij lajmi nëpër gazeta, e përsërit me zë të lart dhe pastaj sajon dhe lajmin. Ose kur Fevziu do të shkruaj një libër, në fillim bën ftesën, përcakton hotelin, listën e të ftuarve, lajmet që do bëhen për të, dhe pastaj bën dhe librin.

Edhe Edi Rama kur është ulur të mendoj se duhet të marr një vendim për zëvendësimin e prefektëve, ka menduar në fillim lajmin. Një prefekt I mirë mund të jetë oficer, inxhinier, ekonomist, jurist, agronom e gjithçka tjetër. Thjeshtë duhet te ketë aftësi intelektuale dhe menaxhuese. Përfytrimin e prefektit si oficer, ta jep vetëm imazhi I “Xhandarit të Zogut” dhe ai si I deleguar I prefektit. Pra Rama thjeshtë ka zgjedhur të bëj lajm me ushtarakët. Ka vendosur të bëj 12 prefektë nga rradhët e ushtarakëve, për të vënë fokusin tek dispilina dhe për të prodhuar lajme pikërisht me ngjyrat e uniformës së ushtrisë.

I ka llogaritur të gjitha. Ka llogaritur ti thonë “që po bën ushtri”, që “po vendos juntën”, që “po kthen enveristët”, por mbi të gjitha ka llogaritur që njerëzit e partisë të mos plotësojnë kriteret për të qenë prefekt. Jargavitjet e fitimitarëve e shqetësojnë.

I duheshin “oficerë”.

Jo se gjithë njerëzit e disiplinuar janë oficerë, por se thuajse gjithë oficerët, janë njerëz të disiplinuar . Dhe ajo që kryeministri kërkon të delegoj në 12 qarqe, është dispilina.

Disa objektiva I ka përmbush me këtë që ka bërë. Fillimisht ka arritur ti hedh medies si lodër, sic I hidhet maces një top leshi  në putra, për tu marë me këtë çështje me shpresë se do të kuptojë pse zgjodhi oficerë.

Nga ana tjetër ka mundur të krijoj “një ushtri të tij” brenda pushtetit, që nuk kanë shumë interferenca me partiakët të cilët e konsiderojnë si meritë të tyre një post të tillë.

Shpjëgime të tjera mos kërkoni. Ai është duke vizatuar portretin e qeverisë së re dhe I duhej ngjyra kaki tek pjesa e prefektëve.

Mos kërkoni as të fyeni oficerët, pasi ata nuk kanë faj që i ka përzgjedhur për shkak të profesionit dhe jo për shkak të aftësive të secilit. Është një diskriminim pozitiv që i bën figurës së oficerit, një përzgjedhje që synon të fokusohet tek një komunitet dhe jo tek një individualitet. Ata mund të jenë të 12 të aftë dhe mund të jenë prefektët më të mirë që mund të kemi, pork jo ska lidhje me kriteret që u përzgjodhën. Kjo mund të ketë lidhje me aftësitë e tyre personale, që nuk I ka hetuar askush, përveç ngjyrës së uniformës.

Për më tepër që historiku I ushtrisë nuk është aspak I lavdishëm. Zogu e shkriu se e kishte frikë, dhe mbajti xhandarë. Hoxha e stërzmadhoi ti nxirrte vetes frikën nga NATO dhe Traktati I Varshavës, por nuk e vuri në provë asnjëherë. Tani e kemi aq modeste sa e përdorim për pastrim kombëtar të rrugëve, ose si kompani ndihmëse në misionet ndërkombëtare të NATO. Pjesën tjetër që ka mbetur pa punë, Rama po e trajton si të përshtatshme për “xhandarë”.

Dhe kur them këtë nuk them se Edi Rama ndonjë ditë të jetës së tij është ndriçuar dhe ka një vizion të ri  për ushtarakët. Do ti ketë përbuzur gjatë në jetën e tij të shthurur, kur i ngjanin si njerëz të bindur. Zor të besosh se Edi Rama, tani ka adhurim për ushtarakët. Atij thjesht I pëlqen të shfaqet si gjeneral!  Gazeta “TemA”

SHKARKO APP