Nuk është ende vonë, ja si mund të shpëtohet Spanja!
Kur një demokraci dërgon njesitë policore të ndërhyrjes së shpejtë për të rrahur zonjat e vjetra mbi kokë me shkopinj dhe për t’i ndaluar ata të votojnë, diçka ka shkuar shumë keq. Katalanasit thonë se pothuajse 900 vetë u lënduan nga policia në referendumin për pavarësinë më 1 tetor.
Çiliqoftë provokimi nga liderët katalanas në vënien në skenë të një anketimi antikushtetues, reagimi i Kryeministrit Mariano Rajoy, e ka hedhur Spanjën në krizën më të keqe kushtetuese që nga grushti i shtetit në vitin 1981.
Nëse Z. Rajoy mendonte se krerët separatist do të ndalonin shkëputjen, ai nuk mund të kishte qenë më i gabuar. Ai vetëm sa ka krijuar një situatë që i ka dhënë energji armiqve të tij dhe shokuar shokët e tij. Më 3 tetor, Katalonia, një nga rajonet më të pasura të Spanjës, u paralizua nga një grevë proteste. Qindra mijëra demonstrues kanë marshuar për të shprehur zemërimin e tyre.
Shkëputja do të ishte një fatkeqësi për Spanjën. Vendi do të humbiste qytetin e tij të dytë më të rëndësishëm dhe do të rrezikonte humbjen e mëtejshme të rajonit bask. Shkëputja gjithashtu do të dëmtonte katalanasit, prandaj shumica e tyre ndoshta e kundërshtojnë atë. Dhe pavarësia katalanase mund të nxiste separatizmin diku tjetër në Evropë – në Skoci sërish, pa dyshim, por edhe në Italinë veriore, në Korsikë, ndoshta edhe në Bavari.
Për të parandaluar thellimin e krizës, të dyja palët duhet të kërkojnë një zgjidhje të re kushtetuese. Në vend të kësaj, ata po gërmojnë gropën e tyre dhe Katalonia është në prag të pavarësisë së njëanshme dhe shpalljes së saj të paligjshme.
Pas Franco-s
Spanja ka një frikë historike të copëtimit. Seperatizmi katalanas ishte një nga faktorët që solli luftën civile spanjolle të viteve ’30. Shumë spanjollë pa dyshim ndajnë zemërimin e Mbretit Felipe, i cili në një fjalim të rrallë televiziv i denoncoi udhëheqësit e Katalonjës si të papërgjegjshëm dhe tradhtarë të kushtetutës së vitit 1978.
Në fund të fundit, katalanasit e mbështetën në masë dërrmuese këtë status quo, i cili rrënjosi demokracinë, solli prosperitet dhe dha një dozë të madhe të autonomisë në rajonet spanjolle, duke përfshirë Kataloninë.
Një demokraci e drejtuar mirë duhet të përmbahet nga sundimi i ligjit. Kjo është ajo që mbron liritë demokratike, jo më pak lirinë e pakicave për të shprehur pakënaqësitë. Deri në ditën e referendumit, askush që përjetonte vibracionin gjalërues të Barcelonës mund të thoshte seriozisht se Katalonia ishte e shtypur.
Me pak përjashtime, sidomos kur rrënohen perandoritë, bota në përgjithësi favorizon unitetin kombëtar mbi vetëvendosjen nga grupet subnacionale. Shumë prej shteteve të çliruara nga shpërbërja e perandorisë sovjetike u bashkuan me Bashkimin Evropian, por këto ditë BE-ja është e kujdesshme, duke paralajmëruar secesionistët e mundshëm që shtetet e reja nuk kanë të drejtë automatike për t’u bashkuar në Union. Pa mbështetjen e Spanjës, Katalonia do të gjendej në anën e gabuar të një muri të ri doganor.
Për të gjitha këto arsye udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, nuk ka një çështje të fortë për pavarësi. As nuk mund të pretendojë një mandat të vërtetë. Ai përdori ligjet që autorizonin referendumin përmes parlamentit katalanas me një shumicë të ngushtë dhe pa debat të duhur. Këto ligje nuk kanë ndonjë qëndrim formal ligjor.
Para referendumit të tij, sondazhet e opinionit sugjeronin se vetëm 40-45% e katalanasve donin të shkëputeshin. 90% e votave për t’u larguar ishte 90% e një pjesëmarrjeje prej më pak se të gjysmës së popullatës, për shkak se qytetarët e Katalonjës kryesisht nuk pranuan të merrnin pjesë në referendum. Ashtu si populistët e tjerë, Z. Puigdemont ka ofruar një vizion të thjeshtë, pa shpjeguar kostot e pavarësisë apo se si mund të ndodhë.
Por ky nuk është fundi i tregimit. Demokracia mbështetet në pëlqimin e të qeverisurve. Edhe disa që nuk pajtohen me metodat e z. Puigdemont besojnë se Katalonia ka një çështje për të fituar shtetësinë e saj. Katalonia mund të mbijetojë ekonomikisht. Shumë nga njerëzit e saj mendojnë se ajo përbën një komb. Nën autonominë, udhëheqësit katalanas kanë promovuar gjuhën e tyre dhe besimin e tyre nacionalist.
Dhimbja në Spanjë
Pavarësisht ligjshmërisë së separatizmit, kur dëshira për pavarësi arrin një pikë kritike, qeveritë duhet të merren me të në tri mënyra: ta shtypin, t’i përkulën ose të negociojnë në mirëbesim, duke e ditur se ndarja mund të jetë ende një rezultat i mundshëm.
Rajoy nuk ka kuptuar natyrën e kësaj zgjedhjeje. Së pari ai bllokoi nacionalistët në gjykata dhe, fundjavën e kaluar, ai përdori forcën. Dislokimi i tij i policëve për të shtypur votimin katalanas nuk ishte vetëm një dhuratë propaganduese për ta, por, më e rëndësishmja, kaloi një vijë. Agresioni kundër turmave të qytetarëve të qetë mund të funksionojë në Tibet, por nuk mund të mbështetet në një demokraci perëndimore.
Në garë midis drejtësisë formale dhe drejtësisë natyrore, drejtësia natyrore përfundimisht fiton çdo herë. Kushtetutat ekzistojnë për t’i shërbyer qytetarëve, jo anasjelltas. Në vend që të mbështeste sundimin e ligjit siç kishte menduar, Z. Rajoy përfundoi duke e dëmtuar legjitimitetin e shtetit spanjoll.
A do ta shpallë Puigdemont pavarësinë? Kjo do të ishte e pakujdesshme dhe e papërgjegjshme, por nëse do ta bënte, Rajoy duhet t’i rezistojë tundimit për të arrestuar krerët katalanas dhe, për momentin, të shmangë përdorimin e fuqisë së tij për të pezulluar sundimin rajonal. Vetëm për tani, çdo masë tjetër vetëm sa do të rëndonte gabimet e tij.
Vetëm një bisedim mund të rivendosë qetësinë dhe duhet të fillojë menjëherë. Edhe tani shumica e katalanasve ndoshta mund të “binden” me ofertën e autonomisë më të madhe, duke përfshirë fuqinë për të rritur dhe mbajtur më shumë taksat e tyre, më shumë mbrojtje për gjuhën katalanase dhe një lloj njohjeje të katalanasve si një “komb”. Z. Rajoy mund të merrte edhe idenë e opozitës së socialistëve për ta kthyer Spanjën në një shtet federal.
Megjithatë, çdo zgjidhje duhet të përfshijë mundësinë e një referendumi mbi pavarësinë. Ndarja do të ishte një ndryshim i vështirë për Kataloninë dhe pjesën tjetër të Spanjës, kështu që nuk duhet të kryhet aq lehtë. Shumica e katalanasve që kanë të drejtë të votojnë, duhet të jenë pragu minimal për pavarësinë. Votimi pasues mbi kushtet e ndarjes mund të jetë gjithashtu i mençur.
Pavarësisht të gjithë mangësive të tij, David Cameron, ish-kryeministri britanik, kishte të drejtë që lejoi një referendum mbi pavarësinë skoceze në vitin 2014. Ai bëri fushatë që Skocia të qëndronte dhe fitoi votën bindshëm.
Rajoy duhet të bëjë të njëjtën gjë. Argumentet për unitetin e Spanjës janë të forta. Por ajo duhet të fitohet me forcën e argumentit. Duke përdorur forcën vetëm, Z. Rajoy nuk po pengon shpërbërjen e Spanjës, por po e nxit atë. /The Economist – Lexo.al/