Pamjet e tmerrshme të tërmetit në Nepal, rreth 1450 të vdekur (FOTO)
Ministria e brendshme e Nepalit ka thënë së paku 1450 persona e kanë humbur jetën pas tërmetit me 7.9 magnitudë e ka goditur një zonë rreth 50 km në veriperëndim të kryeqytetit, Katmandu.
Disa burime të tjera thonë se numri i viktimave mund të shkojë mbi 1500.
Raportohet se shumë shtëpi janë dëmtuar dhe disa mure janë shembur në tërësi.
Dridhjet e tokës që kanë zgjatur nga 30 sekonda deri në 2 minuta, janë ndierë deri në Pakistan dhe Indi, përfshirë edhe kryeqytetin indian, Neë Delhi.