Para se zoti Rama të sulmojë ambasadorët!

Kryeministri te mos beje sikur nuk e kupton kete gje. Ai duhet te pranoje se po nuk pastroi administraten nga njerezit e pa-afte, te pandergjegjshem, si dhe nga korrupsioni i stermadh, dhe jo me fjale e kercenime boshe ndaj ambasadoreve…

Nga Zef Matia

Lexova ne media permbledhje te fjales qe Kryeministri Edi Rama paska mbajtur me trupen e ambasadorve te Shqiperise te akredituar ne vende the organizata nderkombetare jashte shtetit.

Ai paskish folur per komponentin ekonomik te diplomacise, si nje nga me te rendesishmit. Me kete ka shtuar se duhet te matet puna e ambasadoreve – sa investitore te huaj kane ardhur ne Shqiperi, te derguar prej tyre.

Ai edhe i ka fyer ambasadoret e vendit te tij me fjalet qe ka perdorur, duke i quajtur te leshte! Ndoshta mund te kete te drejte te nervozohet, te kerkoje me shume prej tyre, por jo te fyeje! Nuk di nese ndonjeri prej tyre ka pasur integritetin te ngrihet dhe t’i thote se kjo nuk eshte gjuhe qe duhet te perdoret me ambasadoret, dhe t’i japi argumetime perse ai duhet te beje nje analize te plote te gjithe rrethanave para se t’u kerkoje atyre ate qe u kerkon.

Kjo me nxiti te bej disa komente shkurt, si me poshte:

1.Detyra e Ambasadorit nuk eshte te sjelle investitore, t’i marre ata per dore dhe t’i drejtoje tek zyra e Kryeministrit; kryeministri nuk mund te flase apriori dhe ne pergjithesi, ai nuk mund te dije sesa nga ata qe mund te kene ardhur, e kane bere kete gje edhe pasi jane njohur nga mediat, apo edhe nga puna dhe aktivitetet, aq sa mundet, pra edhe te inkurajuar nga puna e ambasadave.

2.Detyra e Ambasadorit eshte te krijoje klimen, t’u jape sa me shume informacion te besueshem, t’i inkurajoje, qe ata te interesohen dhe eventualisht te vijne ne vendin tone. Kjo arrihet permes nje pune te qendrueshme, permes aktivitetesh te gjitheaneshme qe duhet te organizohen nga Ambasadat, me mbeshtetjen e forte te Tiranes! Per te bere te tilla aktivitete, te dimensioneve te ndryshme, diku me te medha diku me te vogla, ne vartesi te asaj qe ke fokus, por te shpeshta, duhen MEDOEMOS: nje mori publikimesh, materialesh publicistike ne pergjithesi, materialesh marketimi, nga te gjitha fushat, pa perjashtim, ku kerkohen investime. Per keto duhet pergatitje e plote, dhe duhen FONDE! A i siguron keto materiale ne nivelin dhe sasine e duhur Kryeministri, apo Ministria e Jashtme? A kane fonde per te tilla aktivitete Ambasadat? A kane njerez te specializuar per te bere kete gje, apo mendohet se po te jesh perfaqesues ne nje perfaqesi duhet te dish te besh gjithecka?!

3.Nje shembull, kur autori i ketyre radheve ishte Ambasador ne nje kryeqytet te madh, arriti te organizonte dy Forume te Medha Investimi midis Shqiperise dhe atij vendi. Ne seicilin prej tyre moren pjese rreth 400-500 pjesemarres perfaqesues te firmave te ndryshme dhe bankave. Jane te gjitha materialet ne ate perfaqesi dhe ne MPJ. A e di Kryeministri se ne te dy rastet, nje numer prej pjesemarresve vajten per vizite njohese ne vendin tone, bene takime ne disa zyra shteti dhe, pasi u kthyen, e nderprene interesimin?! Perse?!

4.Asnjeri prej atyre qe une personalisht kam takuar (se nuk them se i kam takuar te gjithe qe paten shkuar) kur u kthyen nuk pati mbetur i kenaqur nga takimet me drejtuesit e atyre dikastereve ne vendin tone. Asnjerit prej tyre nuk iu hap rruga per vizita te tjera, por iu vu trau – kushti – qe ne takimin e pare, permes gjithefare pyetjesh dhe pretendimesh, qe ne fund mund te permblidhen: une “ku jam”, “ku hyj”, “del gje per mua”, kur ju te beni investimin? Bile ne ndonje rast i eshte kerkuar hapur ”kontribut per partine”!

5.Kryeministri te mos beje sikur nuk e kupton kete gje. Ai duhet te pranoje se po nuk pastroi administraten nga njerezit e pa-afte, te pandergjegjshem, si dhe nga korrupsioni i stermadh, dhe jo me fjale e kercenime boshe ndaj ambasadoreve, situata do vazhdoje te jete po e njejte. Ambasadoret mund te kene kusure plot, duke filluar nga jo-profesionalizmi, mungesa e pervojes, nga partishmeria e besnikeria, nga lidhjet e miqesite qe i kane parashutuar aty ka jane, por jo per punen e investimeve. Ata ketu duhet te mbajne ate qe u takon, nese u jane krijuar kushtet per te levizur dhe ata nuk kane levizur, nuk kane bere gje. Ambasadoreve perkundrazi, u kerkohet qe ata vete te ngrene fonde per aktivitete, cka i ka kthyer ata ne nje lloj lypesi dhe persona qesharake te veshur me petk “shkelqesie”.

6.Ardhja e investitoreve te huaj varet, ne radhe te pare dhe kryesisht, nga analiza qe duhet te bejme ne ne vendin tone te asaj qe ka me shume interes dhe mundesi te behet nga cili vend, dhe jo ne cdo vend te kerkohet gjithecka! Ajo varet nga klima dhe cilesia e administrates ne vendin tone, nga ndergjegja e njerezve ne drejtim, nga si ata tregojne vemendje, interes dhe gatishmeri per t’i pritur, degjuar, dhe ndihmuar ata qe kane interest te vijne ne vendin tone. Pra, vijne apo jo investitore te huaj nuk e kane ne dore ambasadoret jashte; ambasadoreve, qe te bejne ate qe kane ne dore dhe per detyre, duhet t’u krijohen kushte, duhet te mbeshteten me fonde, njerez te kualifikuar, dhe materiale te bollshme publicistike, njohese, marketimi, te te gjitha llojeve. A e ben kete gje MPJ qe t’i ndihmoje ambasadoret dhe pastaj t’u kerkohet llogari?! Sa di une JO. Nuk po i kujtoj askujt se si furnizoheshin ambasadat e vendit tone deri ne vitet `90 sepse menjehere dikush do me etiketoje si “nostalgjik” per te kaluaren jo te mire. Nuk eshte ashtu!

SHKARKO APP