Paratë e Putinit nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar Greqinë?
Moska është e gatshme t’i ofrojë Athinës një shumë prej 5mld euro për një tubacion të propozuar të gazit që kalon nëpër vend. Por a mundet Kremlini të jetë shpëtimi i Greqisë?
Sipas raporteve në fundjavë, Kremlini është i gatshëm të ofrojë para Athinës deri në € 5.4 mld, si pagesë të avancuara për një tubacion të planifikuar të gazit natyror që kalon përmes vendit.
“Oferta bujare” ruse vjen si befasi. Gjatë udhëtimit të Alexis Tsipras në Moskë, më parë këtë muaj, Vladimir Putin përshëndeti projektin e gazit turk – i cili do të siguronte e “qindra milionë euro taksa vjetore” për ekonominë e goditur greke.
Megjithë mohimeve të mëparshme nga Moska, duket se se një marrëveshje është bërë, kështu deklaruan disa burime greke për Telegraph, duke shtuar se një marrëveshje mund të nënshkruhej kësaj jave.
Ministri i Energjisë së SYRIZA ka premtuar se do të mendohej për “interesat e thella ekonomike dhe gjeo-strategjike” kundrejt Evropës, në një përpjekje për të fituar më në fund disa liri veprimi në negociatat e hidhur.
“Disa nga të ashtuquajturit partnerë, duan të denigrojnë dhe të fyejnë qeverinë tonë, na shantazhojnë për të zbatuar masat kundër klasave të punës,” tha ministri Panagiotis Lafanzis.
Përfitimet afatgjata të një marrëveshje me Rusinë për ekonominë e Greqisë ka të ngjarë të jetë minimale, sipas llogaritjeve nga Simone Tagliapietra dhe Georg Zachmann në Think-tank Bruegel, shkruan sot Telegraph.
Ata llogarisin se Greqia vetëm do të marrë rreth 380 milion euro – në vit, si pagesë tranziti nga gazsjellësi turke, ndërsa nga Moska do të “tkurret” në € 100 milion në vit.
Një total prej 4.8 mld euro (ku interesi është shtuar), ndihma e Kremlini vështirë se do të lë një “gjurmë” në programin e saj prej 164.5 mld euro të marrë nga liderët evropianë në 2012.
Për më tepër, me faturën totale të shpenzimeve greke, rreth 107 mld € në vit, “ndikimi i paketës së gazit rus në shpenzimet totale të qeverisë vjetore të vendit do të jetë e kufizuar, në 0.5%” shtuan në raportin e tyre të detajuar Tagliapietra dhe Zachmann.
Si përfundim, Rusia vështirë se ka “fuqinë magjike” për të tërhequr Greqinë nga “vrima e zezë” ku ndodhet. Paratë ruse vetëm ka të ngjarë të antagonizojnë partnerët evropianë të Greqisë, në vend se të ofrojë një alternativë të besueshme që Tsipras të ndjeki, mbase duke sjellë edhe prishjen e marrëdhënieve me evropianët përfundimisht.
Me Athinën që po i “mbarohen” miqtë, një pakt me Putinin mund të çojë vendin më tej në një humnerë politike dhe financiare.
Monitor