Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Partitë e reja me pronarë offshore

Forum E mërkurë, 28 Tetor 2020 19:42
Partitë e reja me pronarë offshore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Vehap Kola –
Krijimi i partive të reja politike pak muaj përpara zgjedhjeve nuk është i ndryshëm nga themelimi i kompanive të reja pak ditë përpara tenderit. Se kush i krijon partitë politike përpara zgjedhjeve mund të kuptohet nëse e vazhdojmë analogjinë e shoqërive tregtare që regjistrohen nga persona të tretë për llogari të interesave financiare të pushtetarëve që kanë në dorë vulën e parave publike.

Për të mos lënë asnjë pikë dyshimi në natyrën afariste të partive të reja që po shpallen nga ish-drejtues e përfaqësues të Partisë Demokratike, vetë numri dy i Rilindjes, Erion Veliaj njoftoi se plot 5 parti ishin gati të dilnin nga furra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Shembulli më tipik i kësaj politike transaksionale është krijimi i partisë Bindja Demokratike pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhje kishte kaluar. Rezultati i saj në votimet moniste të 30 qershorit ishte përgjigjja më e qartë morale që zgjedhësit i japin një akti politik imoral. Ajo doli parti e tretë në një proces votimi me një parti dhe një patericë. Partia e abstenuesve (nga radhët e socialistëve) mori më shumë vota, duke dëshmuar se as vetë votuesit e majtë nuk mund ta durojnë një marifet të tillë politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tre ish-nënkryetarë dhe dy ish-deputetë të Partisë Demokratike nuk kanë gjetur asnjë motiv madhor për të bërë opozitë gjatë më shumë se 7 viteve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në pushtet, por kanë vendosur të bëhen opozitarë pikërisht tani që fushata reale për zgjedhjet e 25 prillit ka filluar.

Gjatë këtyre 7 e kusur viteve Shqipëria ka humbur mbi 500 mijë njerëz vitalë për punë dhe biznes, të cilët kanë pranuar të jetojnë disa vite në çadra dhe kampe refugjatësh me shpresë se mund t’u pranohet kërkesa për të punuar në Europë. Shqipëria është bërë Kolumbia e Europës, pikë furnizimi e tregut europian me kokainë nga Amerika Latine.

Integrimi i Shqipërisë në BE është sot më i pasigurt se kurrë. Formalisht, Shqipëria është aty ku ishte në 2013 në raport me Unionin. Realisht, asaj i janë shtuar 15 kushte për të hapur negociatat. Vetëm ditët e fundit një konflikt i hapur ka shpërthyer ndërmjet Ramës dhe Komisionit Europian për Kodin Zgjedhor.

Meqë jemi tek Kodi, regjimi ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke nxjerrë jashtë ligjit koalicionet parazgjedhore dhe ka miratuar Kodin Zgjedhor sipas nevojave të tij elektorale.

Në shtatë muajt e fundit, qeveria e ka braktisur plotësisht popullsinë dhe sipërmarrjen, duke e lënë të thyejë kokën vetë me krizën e madhe shëndetësore dhe ekonomike që ka pllakosur. 4 miliard euro nga buxheti i shtetit u janë akorduar oligarkisë mafioze të oborrit të Ramës dhe Veliajt me PPP në shkelje të hapur të çdo ligji. Regjimi e ka rritur borxhin me gati 40%.

Vetëm në 2014, 40 mijë shqiptarë u plasën në burg për faturat e dritave. Vdiqën qelive, vranë veten kryefamiljarë, u bënë kallkan nga të ftohtët të moshuar të vetmuar, u burgosën gra të veja dhe nëna të reja, mbetën vetëm në shtëpi foshnje gjiri.

U mbush bregu me kufoma të rinjsh që vriteshin nga kapobandat e kanabisit, u droguan arat dhe pyjet e vendit, u shkri policia me mafian ndërkombëtare dhe u vranë sipërmarrës, dëshmitarë kyçë e policë. Qindra herë u tronditën qytetet tona nga atentatet me tritol dhe qindra herë vendi mbajti frymën nga ekzekutimet mafioze rrugëve të lagjeve tona.

Këto e shumë lebeti të tjerë pa vendi ynë gjatë 7 e kusur viteve të Ramës e Veliajt në pushtet, por ato nuk qenë kurrë aq të forta sa të sëmbojnë në kraharorin e ndonjërit prej themeluesve të partive të reja, ish-funksionarë të Partisë Demokratike.

Afrimi i zgjedhjeve siç duket ka kumbuar shumë në shqisën opozitare të këtyre ish-drejtuesve të PD-së dhe aq shurdhueshëm sa gjithë këto vuajtje e tortura me pasoja dramatike për vendin duken çikërrima.

Po t’i shtojmë këtij agjërimi të gjatë të gjuhës opozitare të themeluesve të partive të reja edhe pasionin me të cilin e kanë akuzuar opozitën e PD-së si opozitë e paaftë, e dobët dhe e pashpresë, plotësohet më mirë gjëegjëza opozitare me zgjidhjen e koduar sa pesë gishtat e dorës.

Të gjitha këto nisma e projekte opozitë bërjeje – kur nuk ka mbetur më kohë për opozitë, por duhen mbledhur të gjitha fuqitë për të mos e lejuar Ramën të vjedhë zgjedhjet dhe mafian e tij të mbajë peng Shqipërinë edhe shumë vite të tjera – nuk dallojnë nga kompanitë që mafia themelon 3 ditë përpara tenderave të paracaktuar.

Pronarët e tyre të vërtetë janë offshore. Kryetarët e tyre formalë nuk janë të ndryshëm nga rioshët 20 apo 25 vjeçarë që papritur fitojnë tendera qindramilionësh. Dhe detyra e tyre është të fshehin pisllëkun politik që kërcënon ta lerë Shqipërinë pa zgjedhje, pa demokraci dhe pa liri.

Subjektet e tyre politike janë thjesht personale. Ata kanë më shumë kandidatë se anëtarë. Ajo që ata na ofrojnë si rrugëdalje nga kriza e demokracisë dhe ekonomisë kalon nga shkrirja e PD-së. Në projektet e tyre nuk ka zgjidhje për problemet e shqiptarëve, sepse ata janë krijuar për interesin e ngushtë të kryetarëve. Ish-Partia e Punës është për ta një konstante që nuk mund të preket.

Atëherë, kujt i duhen partitë e reja të krijuara nga inatçorët e të djathtës?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.