Pence në Podgoricë: “Vizita e shekullit” si një mesazh adresuar Moskës
Podgorica zyrtare pret zëvëndëspresidentin e SHBA Mike Pence. Ashtu si pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë duket qartë, se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh drejt Rusisë.
Podgorica zyrtare me një njoftim pompoz mirëpret zëvëndëspresidentin amerikan Mike Pence. Ashtu sikurse pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë është qartë e dukshme se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh në adresë të Rusisë.
Me Boeing 757 mbërrin në Podgoircë dora e dajthtë e Presidentit Donald Trump. Mike Pence është zyrtari më i lartë që viziton Malin e Zi, që pas vendosjes së bashkëpunimit mes vendeve një shekull më parë. Në rrugën ku do të kalojë Pence trafiku do të jetë i mbyllur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë. Mike Pence vjen me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut. Samiti zhvillohet të mërkurën (02.08) dhe aty do të marin pjesë udhheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.
Qeveria e Malit të Zi nuk u përgjigj në pyetjen e DW, se sa njerëz janë të angazhuar në përgaditjen e pritjes së Pence, por pranuan se kjo është pritja më e madhe e organizuar ndpnjëherë në Malin e Zi. Përgaditjet për pritjen e zëvëndëspresidentit kanë zgjatur dy muaj.
Mesazh i pritur
“Vizita e zëvëndëspresidentit preceptohet si një shlyerje borxhi ndaj Malit të Zi, pas arritjeve të rezlutateve shumë të vlefshme në aspektin e zhvillimit politik me referendum”, thotë për DW Ivan Vukovic profesor në Fakultetin e Shekncave Politike në Podgoricë.
Gazetari i së përditshmes “Vijesti” Divan Muric mendon, se nuk do të ketë diçka të re për të informuar, sepse siç thotë ai: “Ne do të marrim vetëm informacione që janë të protokolluara nga ata. Do të përsëriten mesazhet, se Mali i Zi është tani një aleat i SHBA-së, dhe se Mali i Zi është në rrugë të qartë drejt Perëndimit”.
Shikim nga Moska
Ajo për çka me siguri nuk do të flitet, por në mënyrë të dukshme do të bëhet e qartë, është mesazhi në adrësë të Rusisë. Pence vjen në Mal të Zi nga Gerorgjia, turneun evropian ai e nisi më 30 korrik me vizitën në Estoni. ” Ky turne mund të interpretohet si një mesazh për Rusinë. Është e mjaftueshme të shihet vetëm agjenda e vizitave: Estonia, Gjerorgjia dhe Mali i Zi, vende që duan të largohen nga ndikimi i Rusisë dhe vende që duan sigurinë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin ato”, thotë Muric për DW.
Me këtë pajtohet edhe politologu Vukovic:”Turi Evropian i Pence mund të shihet si një lloj manovrimi gjeopolitik për të kujtuar Moskën se sjellja e tyre agresive në arenën ndërkombëtare nuk është e pakufizuar”.
Qeveria njoftoi, se Maik Pence të mërkurën në mëngjes fillimisht do të takohet me kryeministrin Markoviq. Më pas do të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut. Karta është thelemluar me qëllim që të ndihmohen vendet, që aspirojnë anëtarsim në NATO. Kjo kartë u nënshkrua në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA. Mali i Zi dhe Bosnja i janë bashkuar zyrtarisht Kartës së Adriatikut në vitin 2008, ndërkohë që Serbia mori statuisn e vëzhguesit. (DW)
Jelena Kulidžan (Podgoricë)