Për cilën parti do kandidoj bukuroshja e ekranit Luana Vjollca?
Imagjinoni sallën e parlamentit sikur Luana Vjollca të jetë deputete.
Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej 10 vitesh është pjesë e televizionit. Bukuroshja e ekranit, ka provuar edhe të këndojë, dhe ka disa këngë të suksesshme. Por mos mendoni se mbaron me kaq.
Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka qenë e ftuar në emision “Shiko kush luan”, që do të transmetohet të shtunën. Nora shkruan në foton që shfaqet me Luanën “Më në fund e binda të kandidojë”. Një parlament me një bukuroshe të tillë do jetë pa trazira!
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/per-cilen-parti-do-kandidoj-luana-vjollca/