Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:02 E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në Gjermania konfirmon koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO-n për të ardhmen e KFOR-it, ndërsa e ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për një zgjidhje që do na shpëtojë nga kjo fantazmë

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 16:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enton Palushi –
Pak përpara 30 qershorit, Norbert Mappes-Niediek, një prej gazetarëve gjermanë që e njeh më së miri rajonin tonë, shkruante se problemi në Shqipëri është se njerëzit i shohin gjërat bardhezi. Nuk është se nuk ka të drejtë. Kriza politike në tërësinë e saj është e mbushur plot me ngjyra. Edhe politika në Shqipëri ka nuancat e saj. Disa mund të thonë se janë më shumë nuanca gri. Por të pranosh faktin që mendojmë bardhezi, duket si një fyerje për inteligjencën. Sepse edhe nëse i dimë ngjyrat e çdo situate, fakt është se përballë kemi një fantazmë të frikshme që po lëshon siluetën e saj mbi të gjithë vendin. Dhe përballë fantazmave, edhe gjermanët tregohen bardhezi: Shihni reagimet e tyre ndaj lindjes dhe fuqizimit të një partie të ekstremit të djathtë, që të kujton kohërat e zeza të nazizmit.

Fantazma që kanë mbi kokë shqiptarët, ajo e votimeve njëpartiake, nuk është një histori që na mbërriti në derë si një aksident, por një proces që ka kohë që gatuhet dhe që ka nisur me përdhosjen fillimisht të parlamentit dhe nuk di të ndalet as pas votimeve me përparimin e disa nismave kundër lirisë së mediave dhe me dyshimet e forta se Reforma në Drejtësi mund të përfundojë si një armë në duart e qeverisë, me të cilën ajo mund të ‘vrasë’ kë të dojë.

Më 17 prill të këtij viti, Alan Garcia, ish-president i Perusë, një personazh kontrovers, një demagog i shkëlqyer, një orator që të befasonte, një politikan që të bënte për vete aq shumë, sa disa thonë se nuk duhej të dëgjoje fare në mënyrë që të shpëtoje prej magjisë së tij, mbërriti në shtëpi në një lagje luksoze të Limas. Aty e prisnin disa policë me një urdhër arresti në duar. Prokuroria e akuzonte për korrupsion. Pasi u kërkoi leje për të komunikuar me avokatin, Garcia u fut brenda në dhomën e gjumit. Pas pak u dëgjua një krismë. Ish-presidenti i kishte dhënë fund jetës. Fundi i tij tronditës ishte paralajmëruar nga vetë ai në një letër, por edhe në komente me miq dhe gazetarë. “Ne latinët jemi më romantikë. Ne kemi një sens më historik se saksonët. Ne mendojmë për lavdinë, mendojmë se si do na kujtojë vendi më vonë. Kjo peshon shumë për ne”. Vetëvrasja ishte një përpjekje për të rishkruar historinë e tij, thotë The Economist. Megjithatë, siç tregon reagimi i njerëzve, pas fundit politik, çdokush e ka të vështirë që të rishkruajë historinë e tij, qoftë edhe duke bërë akte ekstreme. Tre të katërtat e peruanëve vazhdonin ta quanin të korruptuar ose shumë të korruptuar edhe pas vdekjes. Për një politikan, kjo është si një lloj vdekjeje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia është e pamëshirshme në këtë aspekt. Ajo i zhvesh ngjarjet nga nuancat e ngjyrat. Në kujtesë mbetet zakonisht e zeza. Kështu, në një të ardhme ndoshta shumë të shpejtë, Edi Rama nuk do mbahet mend se dëgjoi fjalën e një zyrtari amerikan apo të ndonjë ambasadori europian dhe shkoi në votime të dielën, por si kryeministri i parë i postkomunizmit që bëri zgjedhje pa opozitën. Madje edhe ato me hijen e manipulimit. Mos t’ju rrejnë, çdo media e huaj dhe çdo zë racional bie dakord për dy gjëra: këto zgjedhje i mbyllën derën integrimit dhe pjesëmarrja e ulët ishte goditje për Ramën. Ai nuk do të kujtohet as për batutat e veshjet, por për drogën, mafien, blerjen e zgjedhjeve, së fundmi gjithmonë e më shumë edhe për lirinë e munguar të medias. Nuk do mbahet mend se fajësoi opozitën si të keqen e madhe, por sepse bllokoi integrimin e vendit. Këtë nuk e ndryshon asnjë manovër, sado radikale që të jetë, sidomos tani që i ka mbaruar ora politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ka vetëm një shpresë dhe ajo qëndron te një operacion i madh dhe i rëndësishëm, që do instalojë për herë të parë pas 30 vitesh institucionin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend- jo vetëm këtë herë, por përgjithmonë. Rama mund të bëhet një forcë e rëndësishme pas këtij operacioni, qoftë edhe me largimin e tij. Përndryshe historia rrezikon ta shohë më shumë si një ‘footnote’.
Mapo.al

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 15 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 15 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 17 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 31 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.