Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pesha e gruas shqiptare dhe viti ekonomik i vështirë 2020!

Forum E premte, 7 Shkurt 2020 19:41
Pesha e gruas shqiptare dhe viti ekonomik i vështirë 2020!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nora Malaj –
Hyri një vit i vështirë për ekonominë shqiptare! Kështu thone , për fatin tonë të trishtë ,të ekonomisë shqiptare , të gjithë analistet e ekonomisë!
“Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sidomos në turizëm, emigrimin që po godet fuqinë punëtore e produktivitetin e kompanive, krizën e tej zgjatur politike, ambientin e rënduar për të bërë biznes, që po pengon investimet e huaja, eficiencën e ulët përballë konkurrencës së lartë europiane e rajonale, 2020-a pritet të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare. Pjesa më e madhe e sektorëve, me përjashtim të industrisë automotive, janë pesimistë. Institucionet ndërkombëtare e vënë theksin te qeverisja e mirë dhe kryerja e reformave si një parakusht për përshpejtimin e rritjes në afatin e mesëm e të gjatë”. Kjo është prognoza e analizave ekonomike e ndërkohe zonjat e shtëpisë duhet të përgatiten se pesha e barrës sē tyre në punët e shtëpisë do të jetë tejet më e madhe. E thënë ndryshe , kriza ekonomike ka trokitur ne familjet tona!
Duket si tringëllimë, po në fakt është kembana e alarmit , që do të ndihet në tryezat tuaja , te dashura zonjat e shtëpisë. E teksa punët e shtëpisë do të shtohen, cmimi për çdo produkt, duke filluar nga shporta e ushqimeve bazë është rritur me masën 30 për qind .Produktet e detergjentëve për të mbajtur pastër shtëpinë ( ndonëse këto punë për të gjitha gratë amvisa ose jo , janë punë të papaguara) rritet në masën 40 per qind ( fut këtu edhe ujin e korrentin , çmimet e të cilave janë dyfishuar ) dhe rroga që dikur ishte e mjaftueshme për të përballuar deri diku koston e jetesës , rreth 90 për qind do të shkojë vetëm per konsumin ushqimor , pa llogaritur shpenzimet e tjera, kur ke fëmijë të vegjel , në shkollë apo të moshuar të sëmurë , që duan shërbime të dedikuara dhe medikamente të kushtueshme dhe të shtrira në kohë. E gjithe kjo barrë dhe krizë financiare do të bjerë mbi gruan , e cila duhet të menaxhojë ketë situatë që quhet “Krizë ekonomike”.
“Ekonomia europiane pritet të rimëkëmbet shumë ngadalë në 2020-n, sipas parashikimeve të Komisionit Europian, me 1.2%, nga 1.1% vitin e mëparshëm.” Të dhënat e Monitorit tregojnë se situata ekonomike është shumë e rëndë dhe të parët do ta ndjejnë familjet shqiptare, të cilet do të punojnë për mbijetesë. Ato që sot kanë mbetur pa shtëpi nga goditjet e tërmeti, ato që kanë nje nivel nën mesatare dhe që janë familje të varfra, ku shteti nuk i garanton statusin e ndihmës ekonomike. Po krizen me të madhe do ta ndjejë gruaja, nëna dhe sidomos ajo shtëpiakja që përtej peshës së punëve në familje ( që janë të papaguara) dhe pamundësisë për të gjetur punë, do të vuaj dhe krizën e depresionit social , që ka mbytur tërë shoqërinë tonë. Ajo , gruaja , nga njera anë duhet të pergatitet që mëmesia dhe të qenit amvisë kete vit do ta ketë shumë të vështirë, pasi do përballet me krizën ekonomike , e cila do të ndjehet në tryezën e familjes dhe nga ana tjetër , vështirësitë për të ruajtur dhe menaxhuar situata e vështira , të cilat rrjedhin nga kriza ekonomike. Borxhi publik është 2.600 euro për çdo shqiptar. Kjo e bënë edhe më të vështirë jetesën, pasi do kthehet në mbijetesë dhe ajo që do ta ndjej më shumë ketë peshë është gruaja, sidomos ajo kryefamiljare dhe ato që jetojnë në sfidën e të përditshmes për të mbijetuar, duke dashur t’ua bëjnë jetën më të lehtë fëmijëve të tyre apo të moshuarve , për të cilat ato kujdesen me devocion dhe mirësi. Ky vit do të jetë i vështirë për ty nënë apo grua , se shpenzimet për argëtim dhe kulturë nuk kanë vend për familjet që shpërndajnë burimet e tyre të pakta financiare në sigurimin e gjerave bazike, sikurse është ushqimi dhe çatia mbi kokë. Ky vit do të jetë viti i trishtë ekonomik për familjet shqiptare e në veçanti për gruan dhe shpatullat e brishta të saj !

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 2 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.