Po me Rita Orën ç’patët xhanëm?

Nga Mentor Kikia- Lexova sot shumë qëndrime të njërëzve të ndryshëm për koncertin e Rita Orës.

E gjeta kohën dhe durimin në fakt, enkas për të mësuar se deri ku shkon mbrapështia e shumë njerëzve.

Me pak fjalë, shumica e bënin Ritën fajtore se po u merrte shqiptarëve një shumë parashë që ishte e taksave të tyre.

Ca të tjerë, e bënin fajtore që vjen e bën aheng në Tiranë, kur njërëzit kanë halle të tjera e s’kanë bukë për të ngrënë një pjesë.

Disa të tjerë e përçmonin se doli në skenë e veshur jo në mënyrë serioze, se me ato “breçkat” e verdha po na ç’edukonte fëmijët.

Madje një kritik këngëtaresh e kishte quajtur edhe kurvë (nga pikëpamja estetike).

Po mirë more njerëz, nëse Rita Ora ju ka marrë paratë, mos ua vodhi apo grabiti gjë?

Nëse jeni vërtet të revoltuar se paratë tuaja prishen vënd e pavend, dilni e protestoni.

Tregoni sa të revoltuar jeni.

Nëse jeni kaq të ”moralshëm” sa ua prishi moralin Rita Ora, shikoni se ashtu siç Rita doli të këndojë, vajzat po na shkojnë në shkollë, apo dalin për kafe mbrëmjeve nga mejhanet dhe aheng-hanet e Bllokut. 

Rita Ora është një yll në rritje i këngës botërore.

Eshtë një vajzë që ka kapur majat e suksesit, që është e pasur, dhe sërish vjen e kërcën vallen e Rugovës duke u paguar në mënyrë modeste, dhe që nuk e mohon, por e pohon me zë të lartë që është shqiptare.

Ndërsa këtu ka ca spurdhjakë, që dalin tre herë në televizor dhe i thonë vetës VIP e s’u flasin me gojë gjysmës së fisit e shoqërisë dhe shesin dëngla tërë ditën nëpër rrjetet sociale. 

Suksese Rita Ora!

Ata që të adhurojnë të ndoqën dhe u kënaqën. 

I lumtë bashkisë, që edhe pse me ato para mund të kishte hedhur noj dorë asfalt, e solli në Tiranë.

Pasi njerëzi kanë nevojë edhe të argëtohen.

SHKARKO APP