Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Po të ishte shqiptar, a do ta linit të ikte Gruevskin?

Forum E hënë, 13 Shtator 2021 17:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurora Ndrio-Karameti – 

Është lajm i mirë që një keqbërës si ish-kryeministri Gruevski nuk gjendet më në Maqedoni, por që ai iku me qindra milionët e eurove të vjedhura nga ne, pa u dënuar për krimet e bëra, ky është një lajm i keq. Pas dhjetë viteve diktaturë, largimi i tij në këtë formë, na dëmtoi në dy rrafshe: moral dhe ekonomik. Në një ditë si kjo e sotmja lindin njëherësh dhjetëra pyetje: Po çuditeni që iku kapobanda ? Gjoja, s’ju kish shkuar mendja se mund të ikte? Ore, përse e lëshuat tw ikte? Pse e ndihmuat kaq shumë që të ikte? Po sikur ai të kish qenë shqiptar do ishit kaq zemërgjerë? E dini se e shembët besimin qytetar se tani kemi shtet funksional? Të paktën, qindra milionët e vjedhur nga shteti ia morët?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 19 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Zaev, nëse nuk ia more Gruevskit dot pasurinë që na vodhi, atëherë hiqe edhe ministrin e Brendshëm, edhe ministren e Drejtësisë. S’ka nevojë të dilni nëpër media dhe të ankoheni për moskoordinim të punës në dikasterë që i drejtoni pikërisht ju. Ministri Spasovski ia hedh fajin gjykatave që s’paskan lëshuar në kohë urdhër-arrest për zbatim nga policia ndërsa nga ana tjetër gjykatat i dhanë gjithë kohën e nevojshme policisë dhe shërbimeve sekrete ta spas-in (shpëtojnë) Gruevskin gjatë fundjavës, ndërkohë që bënin sikur e kërkonin për t’ia dorëzuar në dorë ftesën për burg. Por historia e ngjarjes nuk ka shans të jetë kjo. Ju e lëshuat vetë Gruevskin të ikte pa iu futur gjemb në këmbë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A ka ironi më të madhe se kjo? A ka mospërfillje më të madhe të shpresës së një populli për drejtësi në këtë palo shtet? Policia e këtij shteti dhe shërbimet e fshehta, që dinë edhe se çfarë flasim ne në dhomat e gjumit, nuk e paskan gjetur dot dhe nuk e paskan diktuar Gruevskin ku është fshehur dhe nga ku paska dalë jashtë shtetit! Ose, nuk paskan vepruar dot pa fletë-arrest! A thua kaq parimorë janë! E nëse ministrat tuaj qenkan kaq të paaftë në veprim dhe koordinim për një rast kaq të bujshëm dhe domethënës për përcaktimin tuaj politik, atëherë përse të besojmë ne se ju do të vini drejtësi? Pse të besojmë se ju do të reformoni shtetin dhe do të punoni për të gjithë qytetarët njëlloj, pa dallim kombësie? Kush do t’i bëjë reformat? Apo ndoshta ju vetë po i shtyni reformat për të fituar kohë pikërisht për këto «operacione shpëtimi» ndaj eksponentëve të VMRO-së? A do të mendoheni edhe shumë gjatë për këto të famshmet reforma, domethënë a keni ende shumë punë dhe «gruevskë» të tjerë për të pastruar para se t’i nisni ato?

Ju sapo na treguat se jeni në gjendje të bëni lëshime shumë të mëdha në favor të njerëzve të kombit tuaj, pavarësisht dëmit të madh ndaj interesit të shtetit. Ju sapo na treguat se jeni në gjendje të sakrifikoni edhe besueshmërinë tuaj ndaj parimeve në qeverisje, në favor të ruajtjes së simpatisë nga elektorati maqedonas dhe madje fitimit të simpatisë nga ajo pjesë e elektoratit maqedonas që ka qenë e bindur ndaj VMRO-së e cila është e kënaqur nëse ju thjesht mbroni çdo gjë maqedonase dhe shkelni çdo gjë shqiptare. Ju sapo na treguat se jeni në gjendje ta zhgënjeni sërish elektoratin shqiptar, pa u shqetësuar më për të, sepse e dini që tashmë e keni të sigurt pasi ai s’ka alternativë tjetër përpos jush. Ju sakrifikuat shumë besim dhe shpresë, por jo bindje gjithsesi, se ju jeni një lider për shtetin e të gjithëve.

Mos mendoni se ne jemi të habitur sesi shpëtoi ish rivali juaj politik. Lajmet se ju dhe njerëzit tuaj keni hyrë në bisedime me Mijallkov & Co, sigurisht që do të kishin si rrjedhojë këto lloj amnistish, ca me falje dënimesh e ca me ndihmë për t’ia mbathur jashtë shtetit. Ne thjesht habitemi sesi i lëshuat të gjithë kriminelët shtetërorë maqedonas kaq shpejt, në mes të ditës dhe mbi të gjitha pa u konfiskuar atyre pasurinë e vjedhur, ndërkohë që pritshmëria ishte e madhe dhe vëmendja publike shumë e lartë. Atëherë hapini edhe burgjet, le të dalin të gjithë të tjerët të dënuar nga gjykatat për vepra penale. Jepuni lirinë edhe atyre që kanë bërë vepra të tjera më të lehta, kur ua dhatë këtyre që kanë bërë masakra. Mos na bëni teatër duke thënë që qeveria nuk është gjykatë dhe polici. Ju sapo treguat se jeni! Ju po silleni me maqedonasit si nëna me fëmijën e saj, edhe kur e ka të keq, ndërsa me shqiptarët si njerka me fëmijën e tjetrit.

Show «Grevski në burg» u anulua. Mos mendoni se na vjen keq që iku Gruevski, edhe pse e meritonim ta shihnim pas hekurave të burgut. Por ja, ju nuk ia dhatë këtë shembull, mos themi këtë kënaqësi, popullit «tuaj» multietnik. Ju e kursyet ‘kryetarin e nderit’ të VMRO-së, për të mos ia marrë nderin. Ju në fakt, ia ruajtët nderin një partie maqedonase, ndoshta me shpresën për të fituar një pjesë të elektoratit të saj të braktisur nga Gruevski, apo ndoshta për arsye të tjera, që ju i dini vetë. Megjithëse leksioni «kush bën krime dënohet sepse para ligjit jemi të gjithë njësoj» nuk u mësua, ne qytetarët që presim jetë për të gjithë në Maqedoni, kërkojmë që ju të ktheni nga Gruevski dhe të tjerët paratë e grabitura nga arka e shtetit, nga taksat tona, nga jeta jonë. Nuk janë pak, janë qindra milionë që do të ndihmonin në rindërtimin e sistemit shtetëror.

A jeni të vetëdijshëm se që sot, ne nuk do të besojmë më as te policia, as te drejtësia e madje as te parimet tuaja? A jeni të vetëdijshëm se ministrat tuaj që sot e kanë humbur kredibilitetin se mund të punojnë profesionalisht? Prej sot çdo qytetar i thjeshtë mund të pretendojë të shkelë ligjin dhe të mos dënohet sepse ju keni dhënë shembullin më flagrant të kompromentimit të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit njëlloj për të gjithë. E ndërkohë që qytetarët shqiptarë tashmë e morën mesazhin edhe nga ju, LSDM-ja, se në këtë vend gjithçka kalon lehtë nëse je maqedonas dhe kalon tragjikisht nëse je shqiptar, kanë të drejtë të thonë se Maqedonia nuk është vetëm një disnayland i shëmtuar që u ndërtua nga VMRO-ja, por është edhe një njerkë e keqe, siç e tregoi LSDM-ja.

*Autorja është pedagoge në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ajo mban gradën doktor nga Universiteti i Sorbonës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.