Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Poloni: Aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 09:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zofia Burchacinska dhe Marian Kubalczyk e kanë përjetuar si fëmijë fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë e tyre në qytetin e vogël Vielun, asokohe ndodhej shumë pranë kufiri lindor i Rajhut Gjerman. Në mëngjes herët më 1 shtator 1939 qyteza u sulmua prej aviacionit ushtarak gjerman.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë një sulmi pothuajse të njëkohësishëm në Westerplatte pranë Gdanskut një njësi polake bëri rezistencë kundër sulmit gjerman. Kundër sulmeve nga ajri në Vielun nuk pati mbrojtje. Avionët bombardues gjerman hodhën bomba ndaj qytetit dhe qëlluan ndaj njerëzve me armët që kishin në bord. 1200 banorë gjetën vdekjen.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 11 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 12 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 12 orësh

Zofia Burchacińska e kujton ngjarjen sikur kjo të kishte ndodhur dje. Ajo ishte njëmbëdhjetë vjeç, kur gjermanët sollën luftën në Poloni. “Nëna më tha, ngrihu, ne duhet të dalim jashtë. Unë isha në shtrat, me këmishë nate, kur dëgjova një gjëmim të fortë, tavani pësoi të çara, dritaret u shkëputën prej kornizave, dhoma jonë e gjumit ndodhej në drejtimin nga ranë bombat e para.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në disa valë bombardimesh avionët luftarakë gjermanë sulmuan qytetin e vogël. Vielun ishte i pambrojtur – pa rezistencë ndaj sulmit. Sulmi nga ajri është një krim lufte. Ai tregon vullnetin gjerman për asgjësim, që do ta karakterizonte luftën për vite të tëra. Zofia Burchacińskas dhe familja menaxhonin një farmaci përballë kishës në sheshin e pazarit. Shtëpia u dogj tërësisht.


Simbolet e vuajtjes

Prej saj kanë mbetur vetëm disa fotografi, që i mbajti babai. Ai ishte ushtar i ushtrisë polake. “Këtë fotografi babai im e kishte edhe më pas kur e morën rob.” Mbi të ai ka shkruar çdo të dielë disa radhë. Zofia Burchacińska: “Këtu ka shkruar: e dielë, 1939, Gjermani, unë mendoj vazhdimisht për ty.” Por vazhdon ajo: “Ai nuk e dinte nëse unë jetoj ende.”

Një prej këtyre fotografive është simbol i vuajtjes sonë. Ajo tregon vëllain e saj përpara spitalit. Zofia na tregon rrugën, ku është marrë kjo fotografi. Klinika ishte e para që u sulmua. Një shkelje e ligjit të luftës. Me pasoja dramatike edhe për të mbijetuarit.

Mjeku, Marian Kubalczyk ishte pesë vjeç kur nisi lufta botërore. Si i rritur atij i duhet sot të ekzaminojë pasojat afatgjatë psikike të të mbijetuarve: “Unë isha anëtar i komisionit të invalidëve. Atje kam vizituar vazhdimisht njerëz, që kanë pasur shqetësime për arsye të përvojave gjatë bombardimeve – ata nuk ishin të aftë për punë.”

Pse u harrua Vieluni?

Në Poloninë socialiste pas Luftës së Dytë Botërore vuajtjet e qytetarëve të Vielunit nuk janë tematizuar. Për dekada të tëra sulmi gjerman ndaj Gdanskut konsiderohej si fillimi zyrtar i luftës. Por një tjetër dëshmitar i kohës tërheq vëmendjen, se me sulmin nga ajri ndaj qytezës vërtetë nisi Lufta e Dytë Botërore. Ai është Tadeusz Olejnik. Ai ishte katër vjeç kur pa se si ishte ndezur nga flakët horizonti në Vielun. Sot ai është historian dhe këmbëngul, që qyteti i tij të zerë vendin që i takon në histori. „Udhëheqja e ushtrisë polake më është përgjigjur një herë me letër, duke theksuar, se nuk shkon çfarë unë them, sepse Westerplatte në Gdansk është simboli i fillimit të Luftës së dytë Botërore. Për faktin se ushtarët polakë u treguan të guximshëm dhe ushtruan rezistencë. Me tragjedinë e Vielunit nuk mund të edukohej me patriotizëm të madh brezi i ri.”

Me rastin e 80 vjetorit muzeu i qytetit në Vielun do të hapë një ekspozitë të re të madhe. Jan Ksiazek, drejtori i muzeut të qytetit: “Njerëzit në Poloni, qeveritarët e në radhë të parë historianët – polakë e gjermanë – sjellin gjithnjë hollësi për zbardhjen e tragjedisë së Vielunit.”

Nuk e besoj gjermanëve?

Përgjegjës për sulmin ishte gjeneral-majori gjerman Wolfram von Richthofen, i cili më parë pati urdhëruar sulmin ajror të legjonit Condor ndaj qytetit spanjoll Guernica. Guernica u bë e njohur në botë, ndërsa Vielun kërkon ende vendin e vet në histori. Mjeku Marian Kubalczyk shpreson për pajtimin mes polakëve dhe gjermanëve: “Gjermanët sot janë krejt ndryshe nga ata asokohe. Edhe polakët janë ndryshe sot. Ne kemi BE-në. Ne të gjithë bashkë kemi një union të përbashkët. Sot shkojmë në drejtimin e duhur për të ruajtur paqen.”

Por Zofia Burchacińska e ka të vështirë me të kaluarën: Ajo vazhdon të punojë edhe pse 91 vjeçare në farmacinë e djalit të saj: “Nëse i pyet gjermanët për këtë ngjarje, ata të përgjigjen, se nuk kemi qenë ne, ata ishin nazistët. Por nga vijnë nazistët? Nga Gjermania apo! E nëse më pyesin mua, a mundem të fal? Jo. Unë përpiqem, por nuk u besoj gjermanëve. Çfarë nëse kjo ndodh sërish këtu…?”

Sulmi ndaj qytetit të saj Vielun është i pazbardhur edhe sot në raportet gjermano-polake, mendojnë shumë polakë: 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.