Predikime nëpër xhami kundër Ben Blushit

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, i është përgjigjur publicistit Ben Blushi, për polemikat që shkaktoi së fundi libri i tij “Jam mysliman”. Kalaja u shpreh se herëpashere, Ben Blushi godet komunitetin mysliman në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për të fituar vëmendje, dhe rrjedhimisht për të shitur më shumë kopje të librave të tij. Sipas hoxhës, Ben Blushi ngatërron konceptet, dhe se në fenë islame besimtarët nuk quhen islamik por mysliman. Kalaja vijon më tej duke komentuar një pasazh në librin e Blushit, ku thuhej se atë që i ka bërë islami Rrugës së Kavajës, nuk ia ka bërë as komunizmi.

Për Hoxhën një gjë e tillë është e papranueshme, dhe se myslimanët jetojnë në harmoni të plotë me komunitetet e tjera fetare, që ndodhen në të njëjtën rrugë.

Në fakt Ben Blushi ka marrë shumë kërcenime nga islamikët për librin e tij JAM MYSLIMAN.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?