Propagandë, manipulim apo e vërtetë?
Nga Gëzim Mekuli
Ke dëshirë që të dëgjojnë njerëzit? Dëshiron që të ndikosh në hapsirën publike? Apo do që të bindësh dikënd për diçka e rreth diçkaje? At'herë Etosi ka rëndësi të vecantë. Dhe, mos harro! Për t'ia mbushur mendjen dikujt, Etosi është vendimtarë. Sepse, ne, publiku, nuk e vlerësojmë dhe nuk e çmojmë vetëm atë se çfarë thuhet por, gjithashtu, ne vlerësojmë edhe faktin se, kush është ai/ajo që e thot fjalën Pra, kush qëndron prapa tekstit, fjalës e fotografisë. Andaj, nuk është edhe e rastësishme se, përse Aristoteli etosin e quan edhe «momentin më të fuqishëm prej më të fuqishmit për të bindur».
Domëthënja e etosit të dërguesit të fjalës/mendimit/tekstit ose besueshmëria e tijë argumentohet edhe në studimin e kryer nga hulumtuesit amerikan, me të ashtuquajturën «Grupi i Hovlandit». Në një nga hulumtimet e kryera në vitin 1951, C. Hovland dhe W. Weiss, paraqitën një artikull për të dy grupet që ishin si objekt studimi. Artikulli kishte të bëjë rreth asaj se në ç’shkallë egzistonte mundësia, në atë kohë, për të ndërtuar nëndetëse me motor atomik. Grupit të parë iu afrua një artikull, që si burim kishte shkencëtarin e njohur amerikan J. Robert Oppenheimer. Ishte ky njeriu që udhëhoqi grupin e shkenctarëve i cili zhvilloj bombën e parë atomike dhe, natyrisht, ky artikull, kishte një burim me besueshmëri të lartë.
Grupit të dytë iu afrua një artikull, ku si burim informacioni ishte gazeta ruse «Pravda», gazetë e cila në atë kohë, e në lidhshmëri me zhvillimin e bombës atomike, kishte një besueshmëri të ulët në opinion.
Burimi i informacioneve jetik për bindjet tona
36% të të testuarve nga grupi i parë, të cilëve u dha Oppenheimer si burim i informacioneve, u ndikuan dhe ndryshuan bindjet dhe qëndrimet e tyre që përputheshin me përmbajtjen e artikullit. Ndërsa ata të grupit të dytë, që si burim informacioni kishin «Pravda» ruse, nuk e ndëruan qëndrimin e as bindjen e tyre as edhe për 1%. Është me rëndesi të theksohet se teksti i artikullit ishte tërsisht i njëjtë, por etosi i dërguesit, pra besueshmëria, ishte e ndryshme. Dhe, mu kjo, besueshmëria, kishte domëthënje vendimtare për mundësinë e tekstit që të ndikoj e të bindë tek grupet.
Karakteri i lartë moral i dërguesit është «oksigjen» për bindje e për ndikim. Kjo vlenë për shembull edhe për «spin-doktorët». Një «spin-doktor» është një këshilltar për komunikim (politik). Këta këshilltarë, shpeshëherë, shprehjeve dhe temave u japin drejtime të caktuara e të planifikuara mirë, e që cdo herë janë dhe «duhet» të jenë pozitive për dërguesin. Një nga spin-doktorët më të njohur amerikan, M. Sitrick, thot se: Spin ka të bëjë me bindjen, dhe bindja varet nga besueshmëria. «Nëse Ti, pikësëpari, je i njohur si një person, të cilit nuk mund ti besohet gjithmonë», shkruan ai, «do të jetë gati e pamundur ta bindni ndonjërin për ndonjë gjë». Po, një spin-doktor për të bindur grupe të caktuara në publik, përdorë teknika të ndryshme dhe strategji retorike, por është «një send» që ai pa të, asdhenjëherë nuk mund të jetoj: Të folurit e bukur, ekspertiza teknike, dramaturgjia, – po, të gjitha këto ndihmojnë. Por, pa besueshmëri, cdo gjë është e pavlerë; eshtë e thatë; është e zbrazët.
Dikush ndoshta edhe mendon se etosi është një lloj cilësie/vetie e ngurtë dhe e betonizuar e dërguesit. Por etosi nuk është i kategorisë së atillë siq është për shembull ngjyra e jonë e syve, gjatësia apo ngjyra e jonë e lëkurës. Etosi, pra, ka të bëjë me dërguesin. Por, në shkencën e retorikës kjo fjalë, zakonisht, definohet si: «të kutpuarit që një pranues, për një kohë të caktuar, ka për dërguesin». Një dërgues mund të jetë një person i rëndomtë, si për shembull një folës, një fjalimmbajtës, një gazetarë apo gazetare, një politikan/politikane, një deputet/deputete. Por, gjithashtu, dërgues mund të jetë edhe një grup njerëzish apo edhe ndonjë institucion ose medie. Të gjithë këẗa së bashku kan një etos. Dhe, etosi i tyre është, pra, qëndrimi apo të përceptuarit që ne pranuesit/publiku kemi për këta njerëz apo për këto medie ose organizata në një kohë të caktuar. Për këtë arsye etosi i dërguesit mund të ndryshoj, biles edhe për pranuesit/publikun e njëjtë. Cdo gjë është në dialektikë, cdo gjë lëvizë… Dhe këtë e dinë shumë mirë politikanët.
Pasiqë ethosi nuk është i ngurtë, por një fenomen dinamik, at'herë, si pasojë rrjedhë se, secilën herë që Ti i drejtohesh dikujt, vë në lojë e në sprovë besueshmërinë tënde. Ethosi Yt ndryshon secilën herë që Ti flet dhe komunikon. Pra, ky pëforcohet apo dobësohet, varësisht se si Ti paraqitesh në situata e në publik.
Ehh, sikur të ishte e mundur që të zbulonim faktorët që do na ndihmonin të zbulonim se, cili/cila është me e beueshme se tjetra! Për shembull sikur të gjenim se fjalëmajtësit me të gjatë janë më të besueshëm sesa ata të shkurtër, apo politikanët e bukur janë më të besueshëm sesa politikanët e shëmtuar, se gazetarët energjik janë më të besueshëm, sesa ata me pak energjik. Apo se folësit e rrjedhshëm janë më të besuar, sesa folësit që nuk janë të rrjedhshëm. Apo sikur ne publiku/pranuesit të vërtetoheshim se, moderatorja televizive apo moderatori televiziv që nuk masturbon është më i besueshëm, sesa ai që nuk masturbon fare.
Sa e lehtë do të ishte jeta për ne, atherë, sikur të dëshmohej se, Ti je i besueshëm nëse je «i/e gjatë», «i/e bukur», «energjik/energjike», «i rrjedhshëm/e rrjedhshme» dhe që «nuk masturbon» (në shtëpinë tënde)..
A është kjo vërtetë e mundur?
S'ka dyshime: fjalimet dhe shprehjet retorike do të kuptohen më pak të besueshme kur ato prodhohen e paraqiten nga një person me besueshmëri të ulët. Tjetra, derguesit me besueshmëri të lartë shkaktojnë më shumë ndryshime në qëndrime tona, sesa dërguesit me besueshmëri të ulët. Për shembull shkenctari Oppenheimer është më i besueëshem sesa gazeta propaganduese ruse «Pravda».
Apo thënë shkurt e shqip: nuk mund të jetë i besueshëm, bindës dhe as ndryshues i qëndrimeve tona një kryeminsitër partiak apo një gazetari partiake. Konsekuent deri në fund: Nuk ka besueshmëri të lartë në publik atherë kur dërguesi Hashim Thaci mbronë militantët e tij partiak për hajni, mashtrime dhe falsifikime. Nuk ka besueshmëri të lartë kurë kryeminsitri Isa Mustafa mbronë krimin ekonomik, vepër penale kryer në bashkinë e Prishtinës në kohën kur ai ishte kryetari i po kësaj bashkie. Nuk ka besueshmëri të lartë kur Albin Kurti mbronë drejtorin e urbanizmit të bashkisë së Prishtinës, Liburn Aliun për sulm fizik që ky kishte ushtruar ndaj një deputeti të partisë tjetër opozitare. Jo, nuk ka besueshmëri të lartë kur Sali Berisha shigjeton Edi Ramën për abort politik e ekonomik… apo vice versa.
Bash hiq fare nuk ka besueshmëri të lartë at'herë kur Isa Mustafa "mbronë" UCK-në.
Dërguesi është përcaktuesi i bindjeve dhe i ndryshimeve në qëndrimet tona.